Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi pasi situata e shkaktuar nga Covid-19 kërkon sakrificë.
Përmes një videomesazhi në Facebook, Basha tha gjithashtu se të gjithë duhet të ndjekim këshillat e mjekëve në mënyrë që ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë.
”Të dashur bashkëqytetarë, kjo është një kohë sakrificash që gjithsecili prej nesh duhet t’i bëjë për shëndetin e tij dhe të familjes.
Ju bëj thirrje të respektoni me përpikmëri të gjitha udhëzimet mbi distancimin social dhe higjenën!
Duke ndjekur me përpikmëri këshillat e mjekëve, duke qëndruar në shtëpi, ne japim kontributin tonë për ngadalësimin e përhapjes së virusit, dhe për ta kaluar këtë të keqe me sa më pak pasoja për jetën dhe shëndetin tonë dhe të dashurve tanë”, shkruan Basha.