Shërohen edhe gjashtë pacientë të tjerë në Shqipëri, që ishin prekur nga virusi Covid-19.
Lajmin e bën me dije Ministria e Shëndetësisë, duke njoftuar se personat kanë lënë sot amvientet e Spitalit Infektiv.
Me 6 pacientët e shëruar, shkon në 31 numri total i personave të shëruar në vendin tonë.
“Deri tani 31 qytetarë e kanë fituar betejën me sëmundjen e vështirë”, shkruan ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.