Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, ka reaguar pas rrëzimit të qeverisë së Kosovës në kohën kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19.
Ajo ka thënë se votimi i djeshëm i mocionit për rrëzimin e Qeverisë e ka vendosur Kosovën në një situatë të vështirë politike, pasi Kosova ka nevojë për një stabilitet politik për të shtyrë përpara të gjitha përpjekjet për mbrojtjen e shëndetit të njerëze nga COVID-19.
Pisonero ka bërë thirrje që të gjithë liderët politik në Kosovë të veprojnë me përgjegjësi dhe për interesin e popullit të Kosovës.
“Votimi i mocionit të mosbesimit për qeverinë vendos Kosovën në një situatë të vështirë politike në një situatë të paprecedent të shkaktuar nga koronavirus. Hapat e radhës pas votimit të djeshëm duhet të merren në dakordim me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Pisonero.
All political leaders have now to act responsibly and in the interest of the people of #Kosovo.
The next steps after yesterday´s vote should be taken in accordance with Kosovo’s Constitution (2)— AnaPisonero (@APisoneroECSpox) March 26, 2020