Në Kosovë, Vitia dhe Malisheva janë komunat më të prekura nga koronavirusi, me nga 6 persona.
Në lidhje “Skype” me “ABC e Mëngjesit” gazetari Mentor Gjergjaj u shpreh se 4 persona janë në Gjakovë, ndërsa tre persona janë në Prishtinë.
Ndërkohë nga autoritetet është bërë me dije se po shqyrtohet edhe mundësia e shtimit të masave.
“Nëse shohim hartën në Kosovë, Vitia dhe Malisheva janë komunat më të prekura nga koronavirusi, me nga 6 persona. 4 persona janë në Gjakovë, ndërsa tre persona janë në Prishtinë. Dy prej personave të prekur në Gjakovë janë infermier dhe dyshohet se e kanë marrë virusin nga një i afërm nga Gjermania. Pasi rezultuan pozitiv, 5 punonjës të spitalit përfshirë edhe mjekë janë futur në karantinë”, u shpreh ai./abcnews.al