Partia Demokratike refuzon çdo lloj kompromisi lidhur me kompetencat e Presidentit. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, deputeti Eduard Halimi, konfirmoi qëndrimin e kësaj partie: “PD s’do pranojë asnjë rast që të preken kompetencat e Presidentit. Kjo është çështje e panegociueshme.”
Halimi theksoi gjithashtu se PD do të prezantojnë nesër në Kuvend qëndrimin e saj për reformën në drejtësi. Ndërsa Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi prezanton sot në publik draftin final të kësaj reforme.