Nga mëngjesi në mëngjes Rama po bën fushatë për veten – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga mëngjesi në mëngjes Rama po bën fushatë për veten

09:21 | 18/03/2020
në Kryesore
0

Nga Ylli Manjani

Politikë që çke me të!
==========
Po mor po, nga mëngjesi në mëngjes bën fushatë politike për veten e tij.
Nuk ka pse të kemi as frikë e as ndrojtje ta themi hapur këtë që po bën Edi Rama.
Asnjë ligj i shkruar i këtij shteti që e drejton vetë nuk e justifikon sjelljen e tij. Asnjë për bé!

Sa për informacion, ka një ligj në fuqi me titull “PËR PARANDALIMIN E LUFTIMIN e SËMUNDJEVE NGJITËSE DHE INFEKSIONEVE”, me nr 15/2016. Ky ligj është ndër të paktët që e bën Shqipërinë pjesë të strukturave të OBSH dhe BE.

Read more

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –

Ligji tregon me detaje se si strukturat e specializuara të shtetit (Instituti i shëndetit Publik është në krye) veprojnë në harmoni të plotë me protokollet e OBSH dhe BE, edhe për izolimet por edhe për karantinën.

Në asnjë rast ligji nuk parashikon veprimin e strukturave të shëndetit publik nën direktivat e “komandaturës së Surrelit”. Në asnjë rrjesht të këtij ligj nuk do ta gjeni këto “mrekullira” që ka urdhëruar paralelisht Kryeministri me FB dhe me akte normative. Këto të fundit jo vetëm bien ndesh me Kushtetutën, por janë dhe llogjikisht qesharake.

Por përse e bën këtë sjellje Ai? Nuk e di ligjin?

Jo jo, e si shumë mirë ligjin dhe Kushtetutën, por ka vendosur ti injorojë ato. Sepse duke zbatuar ligjet nuk ka vend për PROTAGONiZËM elektoral.
Pandemi dhe epidemi ky shtet ka luftuar edhe pa Edi Ramën, edhe pa akte normative, edhe pa FB, edhe me median aktive edhe pa ndërprerë jetën në vend.

Edhe këtë e di Ai, prandaj i duhet të bëjë protagonistin dhe jo shtetarin në detyrë publike.

Të vetmen detyrë që ka Edi Rama si Kryeministër është të orientojë përparsitë e qeverisë (në radhë të parë buxhetore) drejt përballimit të pasojave të pandemisë dhe jo të na bëjë drejtorin e Institutit të Shëndetit Publik, as zëdhënësin e infektivit!
Të vetmen gjë që duhet të bëjë NUK e BËN! Por na tregon se si lahen duart!! Kulmi! A thua se ky popull nuk i ka larë ndonjëherë duart deri më sot.
Pah, çfarë fyerje!
Edhe një biçim bashk/urdhër që e bëri me Guvernatorin, ligjërisht e ka djallosur. Nuk pi ujë hiç ajo paçavure përpara kontratës së kredisë Bankë-Klient. Sa për informacion, kontratat kanë gjithmonë klauzola forcash madhore. Këto klauzola nuk vihen në zbatim me paçacure juridike të tilla.
Por nejse, punë për bankat kjo.
Ajo që dua të them është se e gjithë sjellja e Kryeministrit është dukshëm fushatë e pastër elektorale, megjithëse në kohë të vështira për njerëzit.
Tani, të gjithë ata që shprehin “shqetësimin” se nuk është ky momenti për të kritikuar sjelljen e qeverisë, po ju them se:
Nuk jam unë njeriu që po bëj fushatë, sepse nuk dua vota. Nuk kam asnjë detyrë politike që të më lidhë me bërjen e votave. Por, qytetarisht dhe profesionalisht, po ju informoj se çfarë thonë ligjet e shtetit dhe, se sa larg tyre është sjellja e Kryeministrit i cili ka nevojë për protagonizëm dhe vota.
Sjellja e tij është qartësisht si e “shpëtimtarit të njerëzimit”. Ky i fundit nuk ka pse pret vaksinën të luftojë gripin, por ti bindet urdhrave të Tij.
Ja, kaq do Ai.
Keni parë apo dëgjuar ndonjë udhëheqës diku në këto kohë pandemie të urdhërojë në Facebook? Po ndonjë që lavdëron veten në publik në kohë krize?!
Nga ana tjetër, asnjëherë nuk do ketë kohë të përshtatshme, nëse ndiqet verbërisht ajo që thotë populisti që do vota.
Pas kësaj pandemie Ai do dalë e do thotë, UNË JU SHËROVA, JU SHPËTOVA jetën! Pa mua jeni të mbaruar! E të tjera broçkulla elektorale si këto. Ndaj ky takëmi që ka shqetësim “kohën” ska për ta gjetur dot kurrë atë. Ndoshta u pëlqen lideri më shumë sesa ligji dhe shteti!
Më këtë takëm në fakt është e kotë të japësh argumente, sepse refuzojnë të shohin realitetin me sytë e tyre.

Etiketa: fushatë politikeKryeministri Edi RamaPROTAGONiZËM elektoralYlli Manjani

Të Lidhura

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

nga 27
22:23 | 03/02/2026
0

Një 33-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga policia italiane. Ai është plagosur, nga blutë pasi tentoi ti arratisej policisë. Mediat italiane shkruajnë...

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

nga 27
22:11 | 03/02/2026
0

Qëndrimet e përsëritura publike të kryeministrit Edi Rama kundër betejës së gjyqtarëve në Kushtetuese për çështjen e pagave të tyre,...

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

nga 27
21:31 | 03/02/2026
0

Punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit kanë dëmtuar edhe një herë linjat elektrike, duke lënë pa energji elektrike rreth...

tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –

tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –

nga 27
21:17 | 03/02/2026
0

Partia Socialiste është tërhequr nga nisma për ndryshimin e Komisionit të Reformës Territoriale. Ky vendim erdhi pasi PD njoftoi se...

Para
Hesapi i Zaloshnjes që e nxjerr PDIU-në humbëse me 20 mijë vota rritje

Pse u gjunjëzua Perëndimi?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

22:23 | 03/02/2026
Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

22:11 | 03/02/2026
Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

21:31 | 03/02/2026
tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –

tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –

21:17 | 03/02/2026
“Do të vrasim më të mirin e fisit”/ Hakmarrja mes dy familjeve në Mamurras, zbardhet dëshmia e kunatit të Imer Hajdarit –

“Do të vrasim më të mirin e fisit”/ Hakmarrja mes dy familjeve në Mamurras, zbardhet dëshmia e kunatit të Imer Hajdarit –

20:57 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –
  • Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –
  • Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –
  • tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –
  • “Do të vrasim më të mirin e fisit”/ Hakmarrja mes dy familjeve në Mamurras, zbardhet dëshmia e kunatit të Imer Hajdarit –
  • Benzema del me deklaratë pas përpjekjeve të Ronaldos për ta bllokuar transferimin e tij te Al-Hilali –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –
  • Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com