Cili ishte shkrimtari hebre që i shkroi Koçi Xoxes: Serbëve, armiku më i madh iu është e vërteta… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cili ishte shkrimtari hebre që i shkroi Koçi Xoxes: Serbëve, armiku më i madh iu është e vërteta…

18:15 | 19/03/2020
në Kryesore
0

Albanische Korrespondenz: “Dëshira e kësaj pune është të rrisim ndërgjegjën europiane për çështjen shqiptare”.

Shkruan Fahri Xharra

Europa ishte e mbushur me prapagandë antishqiptare (pas viteve 1900), ne nuk kishim njeri tonin që të na mbrojë, por i revoltuar ai ngriti zërin e tij kundër asaj që ai e quajti “Golgotha Shqiptare”, dhe ai ishte hebreu i Vjenës që ia bëri botës të njohur , mjerimin e shqiptarëve.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

(1912-1914) “Unë e dënoj dhunën që ushtrohet padrejtësisht ndaj çdo populli. Ai që nuk bën kështu sot, të mos çuditet nëse nesër edhe ai vetë do të bëhet viktimë e një Golgothe tjetër”-, thoshte shkrimtari hebre. Por ja që Serbia, gjithmonë përkëdhelur.

Më 1913, u botua “Albanian Golgotha” dhe Leo ishte në mesin e ushtarëve të ushtrisë së Austro-Hungarisë në Shqipëri. Leo Freundlich, ishte gati apo më shumë dhe shumë më shumë se një shqiptar. Mbreti Zog e emëroi në një shërbim (in ëhose service ëas friendly) vullnetarisht si Konsull i jashtëzakonshëm i Mbretërisë Shqiptare në Vjenë. Bënte punë të mëdha për Shqipërinë. Por ai ishte edhe “Shef i Mbretërisë për shtypin” e kohës së Ahmet Zogut.

Leo Freundlih, hebreu që protestoi kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913. Holokausti mbi shqiptarët – Serbët vranë 500 000 njerëz. Libri i tij “Akuza që ulërijnë” është dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij hebraik.

Masakrat që u ndërmorën serbët në trojet shqiptare

Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtën e vitit 1912. Kopja e vetme e librit të Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të mëdha të popullit shqiptar në Ballkan, është gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiouesja Safete Juka, me banim në Amerikë.

Aq i dhënë ishte pas Shqipërisë, saqë pasi komunistët e morën pushtetin, Leo Freundlich i shkroi miqësisht ministrit Koçi Xoxe që ai është i gatshëm të merr postin e konsullit në Vjenë. Komunistët e refuzuan… (Kur këtë e kam pas  lexuar, nuk mund të kuptoja se pse? Por ja që koha e vërteton të vërtetën, me urdhrin e serbëve, është refuzuar fxh).

Serbia, “macja që kërkon të bëhet luan” Njëri ndër libra që hedh dritë mbi shpërnguljet masive të shqiptarëve është edhe libri historik i Leo Freundlich “Golgotha shqiptare”. Dëshmitare e krimeve të serbëve në vitin 1912-1913 ka qenë edhe Nënë Tereza, atëherë fëmijë. Ajo i pa me sytë e saj se si serbët ia helmosën të atin, ndërkohë që anëtarët e tjerë të familjes shpëtuan duke u arratisur në drejtim të Tiranës (nga Fatmir Hasani).

Ja se çka shkruan sot shtypi serb për hebreun, mikun e shqiptarëve Leo Freundlich” Freundlifhu dhe rrënjët e progandës anit serbe (Leo Freundlich and The Roots of Anti-Serbian Propaganda): “Leo Freundlich ishte racist dhe një anti-serb histerik. Rrënjët dhe origjina e paradigmës së propagandës anti-serbe janë që nga koha e Austro-Hungarisë para LPB (ËËI) ( Luftës së parë botërore). Ishte Austro-Hungaria ajo që e propagandoi gjoja se “Serbinë e Madhe” po përpiqet për “çfarosjen” apo gjenocidin ndaj shqiptarëve..” . E shihni, që askush nuk guxonte të na dilte krah mbështetjeje, sepse serbët hidhëroheshin, sepse: “Vetëm shqiptarët kanë mbetur në të njëjtën shkallë të prapambeturisë, në të cilën ishin edhe para një mijë vjete” (Sveta Protiq).

“O çfarë propagande ndezëse anti-serbe vinte nga publikimet e Austriakut Leo Freundlich(1875-1954)”-, shkruajnë mediat serbe. “Merrni me mend-, thonë ato-, e tërë propaganda ishte futur ne binarët e titulluar Golgota Shiptare: “Çfarosja e popullit shqiptar” e botuar ne Vjenë në gjermanisht: Albaniens Golgotha: Anklageakten gegen die Vernichter des Albanervolkes. Gesammelt und herausgegeben von Leo Freundlich”.

“Një gjë është e qartë: serbëve, armiku më i madh iu është e vërteta. Ajo e rrezikon ekzistencën e tyre”. Kjo fjali është e mjaftueshme per ta kuptuar se e gjithë historia e serbëve është e bazuar në rrena!

Ne e dijmë fort mirë që Fuqitë e Mëdha, në vitin 1914 deshën që Princi Vidi të njihet si lideri i parë i njohur ndërkomëtarisht i Shqipërisë , i cili përkrahej nga Austro-Hungaria. E dimë edhe këte që The Neë York Times raportonte (1913) që bile edhe ish kryetari i Amerikës, Theodore Roosevelt-i ishte në favor të një Mbreti të Shqipërisë.

Serbët shkruajnë nga mëria që “Robert Elsie një propagandues dhe Avokat i Shqipërisë”, i cili paska pas shkruar: “Leo Freundlich (1875-1954), ishte një publicist hebre që jetonte në Vjenë dhe ishte i lindur nga një familje e shëndoshë hebreje në Bielitz-Biala”. Edhe çka shkruan Robert Elsie serbëve nuk iu pëlqen.

Serbët më tutje vazhdojnë si zakonisht të shpifin , të minimizojnë të vërtetën dhe të rrisin imagjinatën e tyre histerike antishqiptare: “Leo Freundlich (Frojndlih) ishte një biznesmen jo i moralshëm, oportunist, i cili donte të çfrytëzonte rastin për t’u vetpasuruar duke e eksploruar Shqipërinë (Sa të dhimbshëm këta serbët, dhe sa po iu dhimbsemi ne!!!). Shkrimet e tyre vazhdojnë : “Ishte një profiter i pafytyrë (Freundlichu, pra), i cili pa kurrëfarë kredencialesh e shkruante pamfletin e tij, ku e ngarkonte dhe i gjykonte krimet e kryera nga serbët tek barbarët e marrë, në Shipëri!”. Qahen dhe vajtohen serbët se si ai me mjete shqiptare (para shqiptare) për interesa personale të një “hipokriti mediatik” e botonte gazeten “Albanische Korrespondenz”, dhe këtu i paska pasë botuar shpifjet e tija për serbët ndaj shqiptarëve. Por, ne si shqiptarë mos të harrojmë se dëshira e tij ishte të rriste ndërgjegjën e opinionit publik europian ndaj çështjës shqiptare! Me të vërtetë serbët janë pa presedan, ja se si mundohen në çdo mënyrë të ulin vlerën e kombit shqiptar: “Propaganda raciste e Leo Freundlichut quhej “Albania’s Golgotha” ( Golgotha Shqiptare), dhe që është një shembull i një nxitjetje raciste të urrejtjes etnike dhe fetare. Me ironi dhe absurditet (Freundlich fxh), ia mveshi “Gogothën “ e krishterë shqiptarëve duke iu referuar kryqimit të Krishtit, ku shumica e tyre janë muslimanë”.

E shihni miq të kombit se si serbët i manipulojnë gjërat dhe , edhe sot e kësaj dite shkojnë shtegut të trasuar mbi 150 vjet , kundër nesh. Por, ne e kishim fatin që një Hebre i Austro-Hungarisë e ndizte zjarrin e dhembjes dhe simpatisë ndaj popullit shqiptar, aty ku para shihej zhbërja e një kombi të tërë.

E deshta një shkrim ndryshe për mikun e Shqipërisë, por ja që nuk po mundem pa e shtuar edhe ndonjë “shpifje” të tij për “gjëja se krimet serbe” mbi shqiptarë, (lexoni Golgotën Shqiptare) Edhe diçka me shumë rëndësi: Ç’është Korrespondenca Shqiptare? Që prej pranverës së vitit 1913 dhe deri në muajin gusht të vitit 1914, Leo Freundlich mblodhi ditë për ditë informacione për zhvillimet në Shqipëri dhe ua shpërndau këto “lajme të fundit” nga Ballkani instancave zyrtare, kryesisht ministrive dhe organeve të qeverisë austro-hungareze. Korrespondenca Shqiptare ishte, si të thuash, agjencia e parë telegrafike shqiptare.

Përveç artikujve të shtypit që grumbulloi, Freundlich ishte në kontakt me shumë figura në Shqipëri, si Ismail Qemal bej Vlora, Syrja bej Vlora, Dervish Hima dhe Fan Noli, por edhe shumë të tjerë pa emër, dhe i botoi letrat dhe mesazhet e tyre në Korrespondencën Shqiptare. Në bazë të kontakteve të tij, Freundlich u bë zëdhënësi i çështjes shqiptare në Vjenë. Aq i dhënë ishte pas Shqipërisë sa që pasi komunistët e morën pushtetin Leo Freundlich-u i shkroi miqësisht ministrit Koçi Xoxe se ishte i gatshëm të merrte postin e konsullit në Vjenë në mënyrë vullnetare. Komunistët e refuzuan… (Kur këtë e kam pas  lexuar, nuk mund të kuptoja se pse? Por ja që koha e vërteton të vërtetën, me urdhrin e serbëve, është refuzuar).

Etiketa: Albanian GolgothaÇështja Shqiptaree vërtetaFahri XharraGolgotha ShqiptareLeo Freundlich i shkroi miqësisht ministrit Koçi XoxeMbreti Zogshkrimtari hebre

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Koronavirusi/ Trajneri i njohur i futbollit shërohet nga COVID-19

Koronavirusi/ Trajneri i njohur i futbollit shërohet nga COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com