Një kamion me bombola oksigjeni ka mbërritur ditën e sotme te Spitali i Infektivit në Tiranë.
Oksigjeni është jetik për atë pjesë të pacientëve me koronavirus që ndodhen në trajtim intensiv. Covid-19 prek mushëritë duke shkaktuar inflamacion, vështirësi në frymëmarrje që mund të rezultojë fatale.
Mjekët në mbarë botën fokusohen pikërisht te kurimi i inflamacionit në mushkëri, kombinuar me frymëmarrjen e drejtuar, ku nevojitet oksigjeni përmes makinerisë së ventilimit.
Sipas shifrave zyrtare, 25 pacientë me koronavirus qëndrojnë të shtruar, prej tyre 3 janë në reanimacion dhe vetëm një është me frymëmarrje të drejtuar.