Një tjetër i dyshuar me COVID-19 ka mbërritur në QSUT, pranë spitalit të Infektivit. Mësohet se një ambulancë sapo ka mbërritur dhe më pas zbret një burrë me një çantë që pritet nga një infermiere.
Raportohet se personi i dyshuar për COVID-19 duket në gjendje të mirë. Shqipëria ka marrë disa masa kufizimi menjëherë pas zyrtarizimit të rasteve të para me koronavirus dhe prej disa ditësh ndalohet lëvizja e mjeteve në të gjithë qytetet, ndërsa autoritetet dhe mjekët bëjnë thirrje për vetëizolim.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani ka 42 persona të prekur nga Covid 19.