Prej disa ditësh qytetarët janë vetëizoluar në shtëpi, duke zbatuar kështu masat që janë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit Covid-19.
Por, edhe pse jemi në ditën e pestë të karantinimit nga koronavirusi, ditën e sotme në Sheshin Skënderbej shihet se ka nga ata qytetarë që nuk e zbatojnë urdhërin për të qëndruar në shtëpi dhe kanë vendosur të dalin në qendër të Tiranës.
Në videon e mëposhtme shihet se si karantinimi nuk respektohet nga qytetarët e Tiranës. Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë ka 42 persona të prekur nga Covid 19.