Rritet numri i të prekurve me koronavirus në Turqi duke shkuar në 18.
Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca, bën me dije se numri i rasteve me koronavirusin e ri (Covid-19) deri më tani në Turqi është rritur në 18, ndërsa njoftoi se janë mbyllur baret dhe restorantet si dhe janë marrë një sërë masash të tjera për të parandaluar përhapjen.
“Deri më tani kemi 18 raste të konfirmuara. Çdo rast i konfirmuar, çdo izolim është siguri për të gjithë ne”, tha ministri në një postim në “Twitter”.