Nga Elona Caslli
Opozita nuk është argument, Rama!
Rama, përpiqu të gjesh ndonjë mendim, që të ngrihet në nivel argumenti.
Në rast të kundërt, hesht!
Opozita nuk është argument!
Çdo kundërshti profesionale, ti e përkthen në kundërshti partiake.
Ky përkthim, është aq i përdorur dhe aq i dalë mode, sa vetëm kabineti yt qeveritar e përdor.
Nuk të kundërshton opozita, Rama!
Të kundërshton mjeku.
Nuk të kundërshton opozita, Rama!
Të kundërshton gazetari!
Nuk të kundërshton opozita, Rama!
Të kundërshton shqiptari!
Ndaj, kyçe fjalën në sënduk dhe përpiqu të dëgjosh të kundërten e mendimit tënd!
Post Scriptum- E kundërta e mendimit tënd është thjesht e vërteta!.