Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas njoftimit të kryeministrit Rama për mbylljen e shkollave, çerdheve dhe universiteteve.
Basha shkruan se shteti duhet të kompensojë një prind në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që institucionet arsimore janë mbyllur.
Reagimi i Bashës:
Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura.
Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale...









