Rama: I ashtuquajturi President dhe opozita po mbrojnë kriminelët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: I ashtuquajturi President dhe opozita po mbrojnë kriminelët

12:12 | 05/03/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar ditën e sotme Presidentin e vendit Ilir Meta dhe gjithë opozitën, që sipas tij, mbrojnë kriminelët, që janë subjekt i operacionit “Forca e Ligjit”.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se krimi i organizuar ka gjetur përkrahje nga politika, në momentin që qeveria i shpallu betejën më të skajshme.

Pjesë nga fjala e Ramës:
Shqiptarët nuk pyesin për syzet e diellit në ditë me shi, të asaj vajze, por pyesin për shiun e lotëve të shumëkujt, që ka një zë publik, përfshirë dhe juve, për ata që ua kanë fshirë diellin nga sytë viktimave të krimit të organizuar. Për ata që u kanë fshirë diellin nga sytë mijëra vajzave të rrëmbyera, të trafikuara dhe të abuzuara nëpër rrugën e Evropës. Për ata që u kanë fshirë diellin nga sytë mijëra prindërve, që i shohin fëmijët e tyre të droguar, për ata që iu kanë fshirë diellin nga sytë shumë e shumë jetimëve, që kanë mbetur pa baballarë, sepse ua kanë vrarë këta, për të cilët zotrote flet për një tufë me dhi andej.

Read more

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Unë nuk jam aspak i befasuar nga gjithë përkrahja e befasishme që ka gjetur elita e krimit të organizuar, sapo ne e kemi shpallur betejën më të skajshme kundër kësaj mortje, që e ka tollovitur Shqipërinë 3 dekada me radhë, që e ka tollovitur jetën publike 3 dekada me radhë që falë të gjithë horrave e hipokritëve me kostum që kanë pasur një mikrofon në dorë, e kanë bërë horr Shqipërinë edhe në sytë e shumë njerëzve, që shqiptarë nuk janë, por që e ndjekin vendin tonë, shkruajnë e hedhin helm për vendin tonë.

Teksa vija e kuqe mes shtetit dhe krimit është më e fortë se kurrë më parë, ngrihet një koalicion kaq i larmishëm mes segmentesh dhe protagonistësh që vijnë nga të gjitha rrugët e jetës publike, nga mediat te i ashtuquajturi President, nga opozitat këtu pak çaste para meje te ato në rrugë, deri te Avokati i Popullit, për t’i çarë hallin këtyre të shkretëve, që kanë vrarë, përdhunuar, trafikuar, grabitur pronat, sa kanë mundur, që kanë shantazhuar, sa nuk merret as me mend njerëzit dhe sipërmarrësit e këtij vendi dhe që tani medemek po dhunohen. Po dhunohen në të drejtat e tyre njerëzore. PO turp nuk ju vjen fare! Gjithë këtyre njerëzve, që kanë një mikrofon, kanë mundësinë të thonë një fjalë, dhe janë bërë karvanë qorrash për të bërë pelegrinazhin në drejtim të qelive ku janë kyçur ata, duke çuar mesazhin se “ne jemi me ju. Ju ca prisni? Ngrihuni, bashkohuni dhe bëni atë që duhet bërë, mundësisht na hiqni qafe fiziksisht”!

Deri kur ne shpallëm këtë ofensivë dhe kur lufta jonë me krimin se kishte marrë këtë përmasë, po këta, këto viktima të shkeljes së të drejtave të njeriut, ishin djalli vetë nën sqetullën tonë, mbi prehrin tonë, dhe tani këta u kthyen në disa robë zoti, që duhen marrë në mbrojtje, sepse janë viktimë e qeverisë dhe e shtetit policor.

 

Etiketa: Kryeministri Edi RamaOperacioni Forca e LigjitPresidenti Ilir Meta

Të Lidhura

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

nga 27
23:33 | 02/06/2026
0

Rolando Maran po përballet me një sërë mungesash që në grumbullimin e tij të parë në drejtimin e Shqipërisë, duke...

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

nga 27
23:09 | 02/06/2026
0

Kompania e lidhur me investimet e parapara të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri, tha për...

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

nga 27
22:47 | 02/06/2026
0

Në kuadër të hetimeve për dosjen e masakrës së “21 janarit”, Prokuroria e Posaçme ka dërguar për ekspertizë të gjithë...

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

nga 27
21:29 | 02/06/2026
0

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Para
Meta për krizën në kufirin greko- turk: Shqipëria është për dialog, mos rrezikohet jeta e refugjatëve

Meta për krizën në kufirin greko- turk: Shqipëria është për dialog, mos rrezikohet jeta e refugjatëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

23:33 | 02/06/2026
Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

23:09 | 02/06/2026
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

22:47 | 02/06/2026
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –
  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –
  • 21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –
  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –
  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com