Kryeministri Rama dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha kanë qënë të parët që uruan Kosovën për anëtarësimin në UEFA. Pas çaste pasi u shpall hyrja e Kosovës në UEFA, Kryeministri Rama përcolli në facebook urimin: Kosova në UEFA! Urime vëllazërore dhe një Big Like gjithë atyre që punuan për këtë arritje kaq të rëndësishme #ForcaKosovë”, shkruan Rama.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha, gjithashtu ka uruar pak çaste pas votës pro të Kosovës në UEFA. Përmes një mesazhi në facebook, Basha uron Kosovën : Lajmi i mire dhe i gezueshem per cdo shqiptar: Federata e Futbollit e Kosoves anetaresohet ne UEFA! Urime Kosove!”, personalitete të shumta të jetës publike në Shqipëri kanë përcjellë urimin për pranimine Kosovës në UEFA.
Kongresi i 40 i UEFA-së miratoi me 28 pro, 24 kundër dhe dy abstentime, Kosovën si shtetit i 55-të anëtar i UEFA-s.