Rreth orës 22 e 30 Henri Çili u la i lirë dhe doli nga mjediset e Gjykatës së Faktit Përmet me vendimin “detyrim paraqitje”.
Jashtë sallës së gjyqit atë e pritën një grup kolegësh gazetarë të cilët qëndruan në pritje të përfundimit të seancës maratonë 10 orëshe të vlerësimit të arrestit dhënë nga prokuroria.
“Një absurd i paimagjinueshëm, deri në kufijtë e çmendurisë. Gjithsesi ishte një provë e vështirë që më bindi se duhet të thelloj studimet e mia në fushën e së drejtës penale”, i deklaroi Çili të dërguarit të newsbomb.al në Përmet pas lirimit.