Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas akuzave të presidentit Ilir Meta ndaj ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj
Bardhi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i kërkon Gjonajt të mos fshihet pas sms-ve të shefit të saj politik, por të japë llogari për shkljet e kryera
Postimi i plotë i Bardhit:
“Nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK sesa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet. Në vend të lojrave me sms-të e shefit, Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. Duhet të mos fshihet pas sms-ve të shefit, por të japë llogari pse veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës. Heshtja për krimin e kryer është pohim! Ai duhet hetuar dhe ndëshkuar!”
U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro” –
Interi katranos gjithçka në ndeshjen e kthimit ndaj Bodo Glimt në “San Siro”, teksa u mposht me rezultatin 1 me...





