Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim me anë të një postimi në rrjetet sociale tha se transparenca dhe përgjegjshmëria janë thelbësore, në lidhje me donacionet që Shqipëria mori nga Konferenca në Bruksel.
Postimi i plotë:
“Transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore.
Kjo është arsyeja pse donacioni amerikan do të krijojë një Akademi të re të Transparencës Amerikano-Shqiptare për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore”, shkruan ambasadorja e SHBA.
Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...










