Garda e Republikës shoqëroi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës Vladimir Gjutën pak më parë, pasi u kap pranë selisë së PS duke lëvizur i armatosur.
Nuk dihet nëse prania e tij aty lidhet me ndonjë qëllim, por në atë moment selia e PS ishte e mbushur me deputetë, ministra dhe vetë kryeministrin Rama pasi po zhvillohej mbledhja e Kryesisë.
Garda ka ndjekur lëvizjet e tij dhe ka bërë shoqërimin për të shmangur çdo incident të mundshëm. Mësohet se në momentin e shoqërimit atij i është kapur edhe një pistoletë.
Gjuta u lirua vetëm pesë ditë më parë nga paraburgimi pasi ishte kapur për dhunimin e një të afërmi me mjete të forta.