Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Korçë, në afërsi të fshatit Veliterne, fatmirësisht pa viktima.
Paraprakisht bëhet me dije se furgoni ka dalë nga rruga si pasojë e reshjeve të dëborës dhe është përmbysur në anën tjetër, në kanalin anësor. Nga përmbysja e mjetit, shoferi është bllokuar brenda tij dhe është nxjerr prej andej vetëm pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.
Shoferi i plagosur është dërguar me urgjencë në spital pasi ka marrë fraktura të shumta në disa pjesë të trupit, ndërsa grupi i hetimit në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.