Ish deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibej hodhi akuza drejt kryeminsitrit Rama, ndërsa nuk ka la pa përmendur deputetin Taulant Balla të cilin e akuzoi për lidhje me Edmond Bekon.
Në një deklaratë nga selia blu, Alibej tha se kryeministri Rama po bën thjesht propagandë pasi ai vetë është i kapur nga krimi.
“U bënë biznemenë të fuqishëm duke marrë tenderat e Ramës. Kjo është vetëm propagandë për të mbuluar qeverisjen e tij me krimin, ndryshe Edmond Beko nuk do të kishte marrë leje me tendera 14 milion euro. Rama le ta nisë zbatimin e ligjit me Edmond Bejkon e Taulant Ballës, të cilët bashkë me Erion Veliaj ndyshuan rrjedhën e lumit Lanë për ti hapur rrugë, projektit të korruptuar. Rama po bën vetëm makiazh me ligje fasadë për të fshehur të vertetën”, tha Alibeaj.