Paketa anti-KÇK/ Vasili: Asgjësim i reformës në drejtësi dhe i ndarjes së pushteteve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paketa anti-KÇK/ Vasili: Asgjësim i reformës në drejtësi dhe i ndarjes së pushteteve

15:20 | 01/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar sërish lidhur me miratimin e paketës “anti-KÇK”, ku shprehet se kjo paketë lindi vetëm nga nevoja e qeverisë për të penguar zbatimin e ligjeve në fuqi.

Në një postim në Facebook, KÇK-ja asgjëson plotësisht çdo objektiv që reforma në drejtësi kishte për një drejtësi të pavarur dhe të pakapur nga qeveria dhe që do të luftonte me eficiencë të plotë krimin, trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të pista.

POSTIMI I VASILIT
KÇK-ja: Huliganizëm i qeverisë kundër shteti ligjor!
KÇK lindi vetëm nga një nevojë dhe nga një objektiv: ai i pengimit, i konfuzimit dhe i neutralizimit nga qeveria të zbatimit të ligjeve në fuqi.

Read more

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Kjo është e qartë si drita e diellit.
Të gjitha ligjet ekzistojnë, janë të plota shterruese dhe përmbajnë të gjithë instrumentet për të vepruar, neutralizuar e dënuar veprimtarinë kriminale duke filluar nga ligji Antimafia, Kodi Penal dhe i Procedures Penale dhe nga një tufë institucionesh, që kontrollohen nga vetë qeveria, si: Drejtoria e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, SHISH, Departamenti Antikorrupsion në Kryeministri, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar, Sektori i Programeve në Fushën e Drejtësisë dhe Antikorrupsionit, Ministrinë e Drejtësisë, Agjencia e Prokurimit Publik, SHÇBA në Ministrinë e Brendëshme etj.

Kjo pafundësi strukturash, që varen nga vetë qeveria janë kapur prej saj dhe kryejnë të kundërtën e misionit të tyre, pra nuk zbulojnë dhe nuk luftojnë veprimtarine kriminale, por përkundrazi me veprimet dhe mosveprimet e tyre e stimulojnë dhe mbështesin në funksion të mbajtjes së pushtetit të rilindjes dhe Edi Ramës.

Rrëmbimi policor nga qeveria e pushtetit të Gjykatave është një strategji kriminale për të shtuar konfuzionin, për ti dhënë kohë krimit që të humbë gjurmët, që të organizohet, të informohet për të mos u dëmtuar,por për të vazhduar edhe më i fortë të qeverisë përmes të telekomanduarve prej tij në qeverinë e rilindjes.

KÇK-ja asgjëson plotësiaht çdo objektiv që reforma në drejtësi kishte për një drejtësi të pavarur dhe të pakapur nga qeveria dhe që do të luftonte me eficiencë të plotë krimin, trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të pista ku qeveria vetë është zhytyr kokë e këmbë dhe për të cilat ndodhet nën akuzë botërisht sepse e ktheu Shqipërinë sipas DASH në bazë të krimit të organizuar për Europën, SHBA, Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme si dhe e shndërroi Shqipërinë nder tre vendet më të korruptuara të botës sipas Bankës Botërore.

SPAK dhe BKH u krijuan nga reforma në drejtësi për të hetuar e dënuar shumë fort dhe në mënyrë të pavarur krimin dhe korrupsionin
Kontrolli policor nga po ajo qeveri dhe polici, që lejuan kthimin e Shqipërisë në Narko Shtet është asgjësimi real i shtetit të së drejtës dhe praktikisht është si ti varësh mëlçitë ujkut në qafë.

Qeveria dhe Policia e dosjeve 184 dhe 339 dhe e bandës kriminale të kryebashkiakëve të 30 qershorit do të luftoka krimin përmes KÇK.
Ky është fundi i Reformës në Drejtësi.
Kushtetuta e 21-22 korrikut dhe shtatë ligjet e reformës në drejtesi u dhunuan e u zhbënë me këtë Akt Normativ huliganizmi qeveritar të pashembullt, antikushtetues dhe antiligjor.

Çdo qytetar i Shqipërisë duhet ta dijë shumë qartë se nuk mungon asnjë ligj për të luftuar kriminelët dhe veprimtarinë e tyre.
Çdo qytetar duhet ta dijë mirë se kriminelët, që blenë votat për rilindjen, që ajo të rrijë në pushtet, kërkojnë sot mbështetje dhe KÇK-ja është dhurata e qeverisë për ta.

KÇK është asgjësimi i reformës në drejtësi dhe i ndarjes së pushteteve si themel i demokracisë dhe i shtetit ligjor.
KÇK-ja ka për mision poshtërimin, neutralizimin dhe nënvleftësimin e institucioneve të reja të drejtësisë e sidomos SPAK dhe BKH.
Kush mbyll sytë dhe gojën sot përpara këtij huliganizmi qeveritar policor ndaj shtetit të së drejtës në Shqipëri është fajtor njëlloj si huliganët e qeverisë.
SPAK i ka përpara syve shkelësit qeveritarë të Kushtetutës e ligjit dhe shpërdoruesit e dhunshëm të detyrës shtetërore në interes të krimit
SPAK ti hetojë e ti dënojë, ç’pret më??

  • foto galeri
Etiketa: Paketa anti-KÇKPetrit Vasilireforma ne drejtesi

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:04 | 06/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

nga 27
07:46 | 06/04/2026
0

Dashi Dita mund të nisë me një energji të fortë dhe dëshirë për veprim. Do të ndiheni të motivuar për...

E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –

nga 27
07:37 | 06/04/2026
0

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Para
Koronavirusi, SHBA shpall gjendjen e emergjencës

Koronavirusi, SHBA shpall gjendjen e emergjencës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:04 | 06/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

07:46 | 06/04/2026
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –

07:37 | 06/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –
  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com