Një 43 vjeçare shqiptare është gjetur pa jetë gjatë mbrëmjes së djeshme në zonën e Furlanit në Itali. Shqiptarja punonte për të mirëmbajtur një apartament, teksa punëdhënësi e ka gjetur atë pa jetë si edhe bashkëshortin 54 vjeçar të plagosur.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri e tyre, ku bashkëshorti Eduart Zyberi dyshohet si autor i krimit.
Policia e ka vënë në pranga shqiptarin tek i cili ka ngritur dyshimet e vrasjes. Ai ndodhet i shtruar në spital pasi ka një plagë të madhe në bark. Dyshohet se pasi ka vrarë gruan ai ka tentuar të vrasë edhe veten e tij, por u gjet mes pellgut të gjakut nga punëdhënësi.
Mësohet se ai shpesh shkonte ta merrte gruan e tij në punë. Kështu bëri edhe dje. Motori i tij u gjet nga policia i parkuar poshtë apartamentit.