Numri i të prekurve nga koronavirusi është duke u rritur me shpejtësi dhe Rusia është shteti i fundit i cili ka raportuar dy raste të prekur nga ky virus.
Lajmin e konfirmoi Zv. kryeministrja e Rusisë Tatiana Golikova
Gjithashtu edhe në Gjermani ditën e sotme është konfirmuar një fëmijë i prekur nga koronavirusi dhe lajmin e ka dhënë Ministrja e Shëndetësisë në rajonin e Bavarisë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emergjencën globale për koronavirusin, ku kanë vdekur mbi 200 persona, ndërsa numri i të infektuarve po shkon në 10.000.
Rreth 20 shtete kanë identifikuar të paktën një person me këtë virus, ndërsa në shumë qytete të Kinës është ndaluar lëvizja jashtë vendit.
Qyteti i Wuhanit, ku mendohet të ketë shpërthyer ky virus, është i izoluar.
Edhe në Shqipëri u dyshua për një rast të një studenteje të ardhur nga Kina, por pas analizave të bëra u konfirmua që nuk ishte e infektuar me koronavirus.
Ilir Meta po mbahet në burg nga Edi Rama, bastardi i egërsirave dhe i xhelatëve të komunistëve –
Ish-presidenti i vendit Ilir Meta është liruar sërish nga qelia sot më 3 qershor, teksa pret ngushëllime për babanë e...









