Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ishte paradite e së premtes në zyrën e kryeministrit Rama.
Rama e ka konsideruar një koinçidencë të bukur takimin e së premtes me ambasadoren amerikane, Yuri Kim. Sipas tij, më pas në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua paketa anti KÇK dhe ligji për masat pasurore ndaj krimit.
“Takimi i mirëseardhjes së ambasadores amerikane Yuri Kim me fokus në prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate. Koinçidencë e bukur mbledhja e mëpastajme e qeverisë, ku kaluam paketën Anti-KÇK dhe Ligjin Special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar”, shkruan Edi Rama në Twitter.