Gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat e DVP Tiranë janë ndaluar dhe arrestuar 7 shtetas të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale ku përfshihen kryesisht dhunë në familje dhe vjedhje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit, A. P., 29 vjeç, banues në Durrës i cili gjatë natës, ishte duke tentuar të vjedhë në lokalin në pronësi të shtetasit H. S., 42 vjeç.
“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i katër vjedhjeve të tjera të ndodhura gjatë këtij muaji, konkretisht:
– I vjedhjes së një pakoje në një motor, më datë 29.01.2020;
– I vjedhjes së portofolit të shtetases E. D., më datë 18.01.2020;
– I vjedhjes së laptopit të shtetasit E. M., më datë 27.012020;
– I vjedhjes së disa pijeve alkoolike në ambientet e një hoteli, më datë 27.012020;”,njofton Policia.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet me të cilat dyshohet se ka realizuar vjedhjet, një mjet prerës sharrë dhe një kaçavidë e vogël.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar 42-vjeëari.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”.
Gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat e DVP Tiranë janë ndaluar edhe 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, konkretisht:
– H. SH, 49 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”
– S. G, 41 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.
Gjithashtu, nga strukturat e DVP Tiranë janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
– B. M., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy fëmijëve të mitur, si dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në prezencë të fëmijëve të mitur ndaj bashkëshortit të saj, të cilin e ka nxjerrë nga banesa.
– E. Xh ., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
– G. K., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
– F. H ., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.