Ditën e djeshme gazetari investigativ Artan Hoxha publikoi pamjet e kryebashkiakut të Bulqizës teksa thithte një vizë “të bardhë”.
Nënkryetari i PD Edi Paloka ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se sot pritet të dalë kryeministri Rama dhe të flasë për çështjen. “Sot pritet të dalë Rama e të thotë : I bëra unë analizat në një laborator privat. Nuk ishte kokainë”, shkruan Paloka.
Lidhur me pamjet, ka reaguar dhe vetë kryebashkiaku Lefter Alla i cili ka deklaruar se e gjitha është një montim.