Për 5 zyrtarët e Hipotekës së Korçës është dhënë dënimi, pasi akuzohen nga qytetarët për falsifikim dokumentash dhe çertifikata fiktive pronësie.
Në total ata janë dënuar me 5 vite e 4 muaj ndërsa akuzatjanë “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”.
Të dënuarit janë:
- Erisild Gorari, i akuzuar për falsifikim dhe shpërdorim detyre i dënuar me 3 vite burgim.
- Arsidesa Hysa, e akuzuar për falsifikim e dënuar me dy vite burgim.
- Erjon Arif, i akuzuar për falsifikim, dënuar me dy vite burgim.
- Eriston Ziu, për falsifikim, dënuar me 1 vit burgim
- Andrea Zallemi, i akuzuar për falsifikim i dënuar me 4 muaj burgim
Të gjithe këta shtetas kanë qenë të punësuar në Hipotekën e Korçës ku në bashkepunim me njëri-tjetrin kanë prodhuar dokumenta fikteve.