Shkruan Fahri Xharra
Të shkruajmë për ne, historinë tonë, lashtësinë tonë duhen disa qindra njohës të mirë të saj, me një punë titanike në mënyrë që ta shtrojmë drejt të mjerën (historinë, pra ). Ne jemi sa një pikë uji në oqeanin e madh të njerëzimit sot, por jemi një Oqean i madh në historinë e Europës dhe më gjerë.
Ishin pellazgët ata që duken të parët në këtë Europë-Azi e Vogël dhe vazhduam mbasandej si ilirë, keltë dhe galë .Në këtë rast i përjashtova popujt pellazgjikë të Azisë së Vogël, sepse nuk janë në rend të shkrimit të sotëm.
Nuk di se si të ndahem në temën që trajtojmë, në Kulturën e Hallstattit (The Hallstatt culture (1200 BC-500 BC) was the predominant Central European culture during the local Bronze Age, and introduced the Iron Age. It is named for its type site, Hallstatt in Austria) apo në historinë e njeriut me plis po të Hallstattit.
Sa për njoftim të shkurtër lexojeni “Si një popull i lashtë me veti e atribute intelektuale e ndjenjësore të pasura, ilirët krijuan një kulturë popullore materiale e shpirtërore të një niveli të lartë zhvillimi, çka nuk mund ta pohojmë për një kulturë të shkruar. Nivelet e larta të kulturës së hershme ilire përfaqësohen me kulturën e ashtuquajtur Hallstatt, një vend në hapësirat alpine të Austrisë. Antropologu i shquar amerikan C. S. Coon, ka shkruar “Ilirët qenë krijuesit e qytetnimit të hekurit në Evropën Juglindore, në nji kohë kur emni i Romës dhe i Athinës nuk ishin ndie ende” 1). “Kultura e Hallstatt, shkruan ai, asht lidhë me degën iliriane të gjuhëve indoeuropiane. Kjo asht e para herë në histori që nji gjuhë mund të identifikohet me nji kulturë dhe me nji racë në zhvillimin e popujve indoeuropianë” 2). Materiale të ngjashme me ato të Hallstatt-it janë gjetur më vonë edhe në Glazinac të Bosnjës, në Prozor të Kroacisë dhe në vendin tonë: në Koman, në Krujë, në Bukël (Mirditë), etj.” ( A.Ç.)
Kujdes, të së njejtës kohë është edhe Kultura e Komanit. Komani ynë, aq sa i lashtë e historik, aq dhe i bukur dhe atraktiv! Prova më e pastër dhe e padiskutueshme e vazhdimësisë së trashëgimisë dhe qytetërimit iliro-arbëror! Në Gajtan të Shkodrës janë gjetur vendbanime të vjetra 6000 vjet p.e.s, ndërsa në Xarë të Sarandës 10 000 vjet p.e.s. Gjuha e jonë është pjesë e trungut të gjuhëve indoevropiane në cilësinë e degës shqipe, pra shumë e hershme e që na ka afruar më herët se popujt tjerë të perëndimit. Albert Dymo thotë se ”nuk ka rracë më të vjetër se shqiptarët në Evropë”. Ilirët gjendeshin në qendrën e saj para se të lindte nocioni i Evropës. Milan Shuflay, George Hahn, Çabej, Mayeri, Jokli e të tjerë e vërtetojnë duke e krahasuar me një lis vigan me rrathët e tij vjetorë si rritjen e kësaj bote të lashtë pellazgë-ilirë-shqiptarë.
Po Keltët ?
– “Sipas historigrafisë zyrtare, Keltët (Κελτοί -Keltòi) për herë të parë përmenden nëhistori prej autorëve të lashtë “grek” si Hekateu i Miletit dhe Herodoti, sikurse Aristoteli dhe Plutarku. Etnonimi i këtij populli, sa misterioz po aq terheqës, ngelet gjithesesi i errët.Prej gjuhëtarëve të sotëm, kërkohet të bëhet një lidhje me keltishten
“gal=fuqi, force”, por pranohet që ende sot nuk dimë si vetequhej (endoetnonimi) ky popull i rëndësishëm që majën më të lartë të shkëlqimit të vet e arrin pikërisht nëshek. VIII-III p.Kr.,. Ishte pikerisht ky popull që bëri të mundur përhapjen e kulturës së rëndësishme e cila njihet si Kultura e Hallstatit, kulturë e cila u perhap jo vetëm në Perëndim të Europes, por edhe Ballkan, sikurse në Evropën Lindore dhe Azi te Vogël. ( Etnor Canaj )
( Kush i zhduki të gjirha shënimet e të lashtëve tanë ? Pse Thuhet që ilirët nuk kish shkrim të tyre? Lexoni librin “ Roma fliste shqip “ )
Shqipja është vertetuar që është të pakten 12000-vjeçare, mos të them 15000-vjeçare. Gjuhën Shqipe e ka folur Atlantida e Lashtë dhe Thoti (perendia e qytetërimit dhe shkrimit në Egjiptim e lashtë) që erdhi vetë nga Atlantida. E kanë folur Pellazgët e prej pellazgëve : Sumeret, etrusket, fiset Italike, keltët, Ilirët, thrakët,, elamitet, hititet, dardanet, trojanet, lidianet dhe frigjë (fise thrake). (fxh )
Të shpjegojmë njeriun me plis. Austriakët i kanë ngritur shtatore, si e quajnë ata “Njeriut të Krypës, kushtuar për të gjithë ata që kan dhënë jetën në minierën e krypës. ( Të gjitha fotot janë origjinale nga miku Xeni Ferizaj )
Po pse me plis në kokë?-sepse e mbanin plisin dhe flitshin keltisht, simotren e ilirishtes
Hallstatti eshtë një qytetëz ne distriktin Gmunden, në Austrinë veriore, shtrihet në mes të bregut të Liqenit të Hallstattit dhe masivit malor të Dachsteinit, qyteza shtrihet në regjionin e quajtur Salzkammergut, ku lidhen Salzburgu me Gracin.
Hallstatti është i njohur për prodhimin e krypës, që nga kohët parahistorike dhe ia jep edhe emrin e kultures të zhvilluar aty nga keltet e hershëm të kohës së hershme të hekurit c.800–450 BC.
Njerëzit kanë jetuar mbi luginën e Hallstattit rreth viteve 5000 BC , ku janë gjetë perveç tjerash edhe veglat e punës së kohës së përmendur për nxjerrjen e krypes në minierat e krypes. Pra me fjalë tjera , këtu krypa nxirret që 7000 vjet.
Nxjerrja e organizuar e krypes fillon nga koha e Hekurit 800-400 BC, por ka fakte që shumë e shumë më herët , njerëzit janë futur 200 metra thellë nën tokë duke krijuar tunele dhe gërryer metër për meter, për të marrë pthesarin e vërtetë të kohës të quajtur “ ari i bardhë”.
Referencat e zgjedhur me kujdes ,per te lexuar për Historinë e Hallstattit dhe krypores së saj :
–https://www.thoughtco.com/hallstatt-culture-early-european-iron-age-171359
-Cunliffe B. 2008. The Three Hundred Years that Changed the World: 800-500 BC. Chapter 9 in Europe Between the Oceans. Themes and Variations: 9000 BC-AD 1000. New Haven: Yale University Press.
–www.britannica.com › topic › Hallstatt-culture
-PerKoch; Kossack (1959); N. Müller-Scheeßel, Die Hallstattkultur und ihre räumliche Differenzierung. Der West- und Osthallstattkreis aus forschungsgeschichtlicher civaldi, Elena (2003).
–I Celti: una civiltà europea. Giunti Editore.
-Koch, John T (2006). “the Hallstat culture”. In . (ed.). Celtic Culture: A Historical Encyclopedia. ABC-CLIO. ISBN 1-85109-440-7.
–http://illyriapress.com/lashtesi-dhe-shkalle-e-larte-zhvillimi-e-kultures-sone-popullore/
16.01.20 – Gjakovë