Pas padisë që kryeministri Edi Rama depozitoi kundër homologut të tij Ramush Haradinaj, duke e akuzuar këtë të fundit për shpifje, ka reaguar nënkryetari i PD, Edi Paloka.
Përmes një mesazhi në Facebook, Paloka thekson se padia erdhi pikërisht në ditën e përkujtimit të masakrës së Reçakut, ndërsa shton se Rama po hyn në histori si Esat Pasha.
MESAZHI I PALOKËS
Ditën e përkujtimit të masakrës së Reçakut hedh në gjyq Ramush Haradinajn…!!!
Kjo nuk mund të jetë më as rastësi, as padituri.
Rama me sa duket e ka vendosur; me që nuk hyn dot në histori si Ismail Qemali do të hyjë si Esad Pasha