“Mos harro Reçakun”, Meta: Jemi këtu për të kujtuar sa shtrenjtë kushton dinjiteti njerëzor – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mos harro Reçakun”, Meta: Jemi këtu për të kujtuar sa shtrenjtë kushton dinjiteti njerëzor

15:37 | 15/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Presidenti i Republikës Ilir Meta mori pjesë në akademinë përkujtimore “Mos harro Reçakun”, që u zhvillua në “Shtëpinë e Kulturës” të Komunës Shtime në kuadër të Ditës Përkujtimore të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë.

Të pranishëm ishin Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i Misionit Vëzhgues të OSBE-së, Ambasadori william walker, Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Jashtëm në detyrë Behgjet Pacolli, kreu i Komunës Shtime Naim Ismaili, familjarë dhe të afërm të viktimave dhe të martirëve të masakrës së Reçakut, ish-luftarë dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Meta u shpreh se jemi sot këtu, jo vetëm për të kujtuar jetët e tyre të humbura në mënyrën më barbare, por njëkohësisht edhe për të kujtuar se sa shtrenjtë kushton liria, pavarësia dhe dinjiteti njerëzor.

Read more

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Fjala e plotë e Presidentit Meta

Me përulje të thellë jam sot këtu si President i Republikës së Shqipërisë për të nderuar dhe për të kujtuar viktimat dhe martirët e masakrës së Reçakut, të cilët janë simboli i një sakrifice tejet sublime të rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

Jemi sot këtu, jo vetëm për të kujtuar jetët e tyre të humbura në mënyrën më barbare, por njëkohësisht edhe për të kujtuar se sa shtrenjtë kushton liria, pavarësia dhe dinjiteti njerëzor.

Jemi këtu për të kujtuar se si një popull fisnik, i fortë dhe paqedashës, i ka rezistuar me çdo sakrificë të gjitha përpjekjeve sistematike për ta asgjësuar dhe shpërngulur nga trojet e lashta të etërve të vet.

Jemi sot këtu për të kujtuar se si drejtësia gjen vendin e saj në histori, duke dhënë si shpërblim të merituar, edhe pse me një çmim jashtëzakonisht të lartë, lirinë dhe pavarësinë e një populli.

Jemi këtu për t’i kujtuar kujtdo që tenton ta mohojë këtë krim se kjo është prova dhe dëshmia më flagrante historike e një krimi kundër njerëzimit, e një gjenocidi të kryer për fat të keq në zemër të Europës.

Ndodhemi sot këtu për të kujtuar se të vërteta të tilla, si Masakra e Reçakut, nuk duhen harruar, edhe si domosdoshmëri për të mos lejuar përsëritjen e tyre në të ardhmen.

Dhe ne do vijmë e mblidhemi këtu çdo përvjetor për t’i kujtuar gjithmonë, jo vetëm jetët e humbura dhe sakrificat e tyre, por njëkohësisht edhe gjithë këto të vërteta të patundura mbi të cilat ndërtohet një e ardhme e fortë dhe e qëndrueshme e aspiratave europiane.

Kjo masakër ishte një tragjedi që shokoi botën, zgjoi ndërgjegjen e mbarë opinionit ndërkombëtar dhe vuri në veprim diplomacinë botërore, duke ndryshuar rrjedhën e historisë. Ndaj, përjetë i jemi mirënjohës Ambasadorit William Walker, i cili i gjendur menjëherë në vendin e krimit, e përcaktoi atë ngjarje me tri fjalë: Krim kundër njerëzimit!

Ishin këto tri fjalë që tronditën botën, që e detyruan të kthente sytë nga gjenocidi që po ndodhte në Kosovë dhe të bënte çdo gjë për t’i dhënë fund atij. Ishte ky një motivim për konferencën e Rambujesë e më pas në ndërhyrjen vendimtare të NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja, që i dhanë fund një projekti makabër në zemër të Europës.

21 vite më parë ,ne në Shqipëri, por edhe mbarë kombi ynë kudo, ndiqte me ankth ngjarje të tilla, si këto të Reçakut, të Krushës, të Prekazit e kudo anembanë në Kosovë. Jo vetëm kaq, por 21 vite më parë ne në Shqipëri pritëm të paktën 1 milionë motra dhe vëllezër kosovarë të dëbuar me dhunë falë një projekti kriminal për të zbrazur një herë e përgjithmonë Kosovën nga shqiptarët.

Unë jam sot i lumtur që këto sakrifica ia kanë vlejtur dhe që vij në një Kosovë të pavarur, demokratike, në një Kosovë e cila jam i sigurt që i ka të gjitha mundësitë për të qenë një shembull i bashkëjetesës, i pajtimit dhe i ndërtimit të një të ardhmeje të përbashkët europiane në rajonin tonë.

Prandaj besoj se sakrificat e dëshmorëve e në mënyrë të veçantë sakrificat edhe të gjithë atyre viktimave të pafajshme, të martirëve të Reçakut dhe të gjithë atij gjenocidi që ndodhi në Kosovë janë një motivim i fortë për Kosovën për të ecur edhe më e vendosur në rrugën e lirisë, në rrugën e pavarësisë, të forcimit të institucioneve demokratike dhe për të qenë një shembull, siç ka qenë, i bashkëpunimit rajonal.

Faleminderit dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i martirëve dhe viktimave të Reçakut dhe i gjithë atij gjenocidi që ndodhi në Kosovë!

Rroftë e ardhmja evropiane e Kosovës që qëndron e patundur mbi këto sakrifica!”

Etiketa: KosovaMasakra e ReçakutPresidenti Ilir Meta

Të Lidhura

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

nga 27
17:29 | 03/04/2026
0

Bordi i Transparencës në datë 3 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil...

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

nga 27
17:13 | 03/04/2026
0

Policia e Vlorës ka identifikuar dy personat që kanë dhunuar për vdekje 63-vjeçarin, dhe po punon për kapjen tyre. “Sot,...

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

nga 27
17:05 | 03/04/2026
0

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se brenda Partia Demokratike e Shqipërisë nuk duhet të ketë përjashtime. Mediu...

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

nga 27
17:03 | 03/04/2026
0

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se brenda Partia Demokratike e Shqipërisë nuk duhet të ketë përjashtime. Mediu...

Para
Nga “Rama ik” në “Rama mik”, opozita parlamentare: Nuk votojmë një dokument që na vjen i gatshëm

Nga “Rama ik” në “Rama mik”, opozita parlamentare: Nuk votojmë një dokument që na vjen i gatshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

17:29 | 03/04/2026
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

17:13 | 03/04/2026
Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

17:05 | 03/04/2026
Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

17:03 | 03/04/2026
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

16:49 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –
  • Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –
  • Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –
  • Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –
  • Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –
  • Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –
  • Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com