Ambasada amerikane në Shqipëri ka ripublikuar thirrjen e bërë nga sekretari i shtetit Mike Pompeo, në lidhje me zhvillimet e dhunshme që po zhvillohen në lindjen e mesme, konkretisht në Iran.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, SHBA u ka bërë thirrje të gjithë kombeve, që të kundërshtojnë regjimin e Iranit, dhe të mbajnë Iranin si përgjegjës për dhunën gjatë këtyre ditëve.
Postimi i Ambasadës Amerikane:
“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje të gjithë kombeve që të kundërshtojnë ideologjinë e terrorit të regjimit iranian dhe të mbajnë Iranin përgjegjës për dhunën e tij”. Sekretari i Shtetit Michael R. Pompeo”, shkruan ambasada amerikane.