TVSH 6% për hotelet, 6 milionë euro taksa më pak në buxhetin e 2018-ës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

TVSH 6% për hotelet, 6 milionë euro taksa më pak në buxhetin e 2018-ës

20:34 | 08/01/2020
në Kryesore
0

Reduktimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) nga 20 në 6% për qind e ka ndikuar rezultatin fiskal të të ardhurave nga TVSH në vitin 2018 me rreth 6 milionë euro (820 milionë lekë), sipas përllogaritjeve zyrtare të Ministrisë së Financave.

Pjesë e ndryshimit të politikave fiskale gjatë vitit 2017 ishte edhe aplikimi i shkallës së reduktuar të TVSH-së nga 20% në 6%,  për strukturat e akomodimit, e cila ka nisur të zbatohet që nga 1 Qershori 2017. Qëllimi i reduktimit të shkallës së TVSH-së për strukturat e akomodimit ishte zhvillimi dhe promovimi i mëtejshëm i sektorit të turizmit, pasi shumica e vendeve në BE dhe rajonin tonë përdorin një normë të reduktuar të TVSH-së për sektorin e turizmit.

Kjo politike parashikohej të kishte një efekt negativ në të ardhurat e buxhetit të shtetit, në zërin “Të ardhura nga TVSH-ja” për strukturat akomoduese (hotele), por pritej të sillte një efekt pozitiv dhe rritje në të ardhurat nga zhvillimi i sektorit të turizmit dhe rritja e konsumit. Për shkak se në sektorin e turizmit përfshihen një sërë shërbimesh, përveç akomodimit në hotel, për shembull restorante apo shërbime të tjera argëtimi, llogaritja e efekteve është bërë më përafërsi. Nga përllogaritjet, duke marrë parasysh TVSH-në e mbledhur nga sektori i turizmit për vitin 2016, efekti negativ në buxhet pritej të ishte me përafërsi rreth 1,1 miliardë lekë, por në në realitet ky efekt ishte 820 milionë lekë në vitin 2018.

Read more

Kryesia e PD mblidhet për ndryshimet statutore dhe strukturat drejtuese –

Tragjedi në Ulqin, burri vret partneren nga Shqipëria dhe më pas e djeg

Banda shqiptare shpërndante drogë në L’Aquila, sillnin të rinjtë, u siguronin automjete dhe strehim –

Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital –

Sa i takon turizmit, nga të dhënat e marra nga INSTAT, rezulton se turizmi ka patur një normë rritje me 15.8% në vitin 2018, shumë më e lartë krahasuar me 8.1% në vitin 2017. Norma e rritjes së turizmit në vitin 2015 dhe 2016 ishte respektivisht 12.5% dhe 14.6%

Njëkohësisht treguesi tjetër që argumenton rritjen e konsumit të shërbimit të akomodimit në hotele është edhe taksa e fjetjes në hotele. Detyrimi për këtë taksë llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës së vendosur nga bashkia, për natë qëndrimi, me numrin e netëve të qëndrimit në hotele.

Nga të dhënat na rezulton se të ardhurat e gjeneruara nga kjo taksë janë rritur në vlera të konsiderueshme vit pas viti, raportojnë financat. Nga 149 milionë lekë në vitin 2016 në 183 milionë lekë në vitin 2017 dhe 214 milionë lekë në vitin 2018, me një rezultat të pritshëm në vlerë 231 milionë lekë gjatë vitit 2019. Meqenëse niveli i taksave vendore nuk ka ndryshuar gjatë viteve 2016-2018, kjo na lë të nënkuptojmë se numri i fjetjeve në strukturat akomoduese është rritur ndjeshëm. Pra, kjo argumenton rritjen e qarkullimit në strukturat akomoduese, sipas financave.

/Monitor.al

Etiketa: hotelmenaxhimpolitikëtatim mbi vleren e shtuarTVSH

Të Lidhura

Kryesia e PD mblidhet për ndryshimet statutore dhe strukturat drejtuese –

Kryesia e PD mblidhet për ndryshimet statutore dhe strukturat drejtuese –

nga 27
18:56 | 27/05/2026
0

Partia Demokratike do të mbledhë këtë të mërkurë Kryesinë e saj, në një takim ku në qendër të diskutimeve pritet...

Tragjedi në Ulqin, burri vret partneren nga Shqipëria dhe më pas e djeg

Tragjedi në Ulqin, burri vret partneren nga Shqipëria dhe më pas e djeg

nga 27
18:30 | 27/05/2026
0

Bashkim Gashi nga Kosova, është arrestuar nën dyshimin se gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës ka vrarë gruan...

Banda shqiptare shpërndante drogë në L’Aquila, sillnin të rinjtë, u siguronin automjete dhe strehim –

Banda shqiptare shpërndante drogë në L’Aquila, sillnin të rinjtë, u siguronin automjete dhe strehim –

nga 27
17:48 | 27/05/2026
0

Goditet rrjeti i trafikut të drogës, në Itali. Autoritetet italiane kanë goditur një organizatë shqiptare që merrej me trafik droge...

Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital –

Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital –

nga 27
16:40 | 27/05/2026
0

jë aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në bypass-in e Fierit, në afërsi të fshatit...

Para
Rama do të vizitojë Rusinë, pritet edhe një takim me Putinin

Rama do të vizitojë Rusinë, pritet edhe një takim me Putinin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kryesia e PD mblidhet për ndryshimet statutore dhe strukturat drejtuese –

Kryesia e PD mblidhet për ndryshimet statutore dhe strukturat drejtuese –

18:56 | 27/05/2026
Tragjedi në Ulqin, burri vret partneren nga Shqipëria dhe më pas e djeg

Tragjedi në Ulqin, burri vret partneren nga Shqipëria dhe më pas e djeg

18:30 | 27/05/2026
Banda shqiptare shpërndante drogë në L’Aquila, sillnin të rinjtë, u siguronin automjete dhe strehim –

Banda shqiptare shpërndante drogë në L’Aquila, sillnin të rinjtë, u siguronin automjete dhe strehim –

17:48 | 27/05/2026
Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital –

Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital –

16:40 | 27/05/2026
Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin –

Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin –

15:27 | 27/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Kryesia e PD mblidhet për ndryshimet statutore dhe strukturat drejtuese –
  • Tragjedi në Ulqin, burri vret partneren nga Shqipëria dhe më pas e djeg
  • Banda shqiptare shpërndante drogë në L’Aquila, sillnin të rinjtë, u siguronin automjete dhe strehim –
  • Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital –
  • Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin –
  • Sezoni ‘magjik’ i Arsenalit, Mikel Arteta shpallet trajneri më i mirë në Angli –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kryesia e PD mblidhet për ndryshimet statutore dhe strukturat drejtuese –
  • Tragjedi në Ulqin, burri vret partneren nga Shqipëria dhe më pas e djeg

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com