Basha: Propagandë e Ramës se fajin e ka sistemi. Jam i gatshëm të hedh çdo hap për t’i dhënë fund krizës politike (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Propagandë e Ramës se fajin e ka sistemi. Jam i gatshëm të hedh çdo hap për t’i dhënë fund krizës politike (film)

19:46 | 08/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një komunikim me gazetarët gjatë të cilit komentoi mbi debatet e ditëve të fundit për çështjen e sistemit zgjedhor.

Basha tha se çdo sistem zgjedhor që mund të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme është i destinuar të dështojë, pasi më parë duhet të ndahet krimi nga politika dhe vjedhja e votës.

“Cilido sistemi të zgjidhet, do të dështojë nëse nuk garanton ndarjen e politikës nga krimi”, u shpreh Basha.

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

“Në emër të PD-së dhe të opozitës së bashkuar kam qenë dhe jam i hapur për të diskutuar me të gjithë qytetarët shqiptarë se cili sistem zgjedhor do të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme. Nisur nga praktika e 7 viteve të fundit, mund të them me siguri se cilido sistem të zgjidhet do të dështojë, nëse nuk ndahet politika nga krimi dhe nuk dënohet vjedhja e votave. Ndaj mund të them se alibia që fajin e ka sistemi, mund të kthehet në një shtojcë të propagandës së Ramës. Shqipëria është sot në një krizë të thellë politike për shkak të përgjegjësive të këtij kryeministri dhe dështimit total të tij.

Unë zgjedh të besoj Bundestagun, dhe besoj se nuk ka shqiptar që zgjedh të besojë Edi Ramën. Ka shkruajtur e zeza mbi të bardhë, se vendi është në një krizë të thellë politike. Sot i ka braktisur mijëra familje në pikë të hallit. Tregoi se edhe Kosova ka më shumë aftësi dhe gatishmëri për t’i ndihmuar qytetarëve në kohë rreziku. Jemi të gatshëm për t’i dhënë një orë e më parë fund krizës së thellë ku e ka përfshirë Edi Rama vendin”, u shpreh Basha.

Kryedemokrati Basha shprehu mbështetjen e Partisë Demokratike ndaj SHBA-ve dhe aleatëve të NATO teksa u pyet për tensionet me Iranin.

“Liria dhe demokracia e vërtetë ka një çmim të lartë. Pa luftuar për lirinë dhe demokracinë ditë për ditë, ajo zhduket. Unë jam krenar që si ministër i Jashtëm kam rreshtuar Shqipërinë krah për krah aleatëve në NATO. Ndaj dua të shpreh edhe njëherë qëndrimin tonë të qartë krah SHBA-ve”, përfundoi Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/826261444478180/

Etiketa: Kryetari i Partisë DemokratikeLulzim BashaNATOSHBAsistemi zgjedhor

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
Ilaçi i të sëmurëve me tumor, Vokshi: Rama nuk i siguroi për 4 vite

"12 mijë pedagogë nuk kanë marrë ende pagat"/ Vokshi: Qeveria i shërben vetëm Vilmës, Ilirit, Majlindës dhe Janit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com