Ka nisur në Tiranë, sesioni plenar i liderëve të rajonit të projektit të Mini – Shengenit ballkanik.
Ndërkohë mësohet se në orën 13:15 do të mbahet konferenca e përbashkët për shtyp.
Takimi i Edi Ramës me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev është paraprirë nga protesta të forta në bulevardin Dëshmorët e Kombit, për shkak të krtikave të ashpra që janë bërë ndaj kësaj marrëveshjeje. Kujtojmë se ky është takimi i tretë që po mbahet pa Kosovën.