Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti i Malit të Zi Milo Djukanovic kanë ardhur në Shqipëri në kuadër të samitit për “Mini-shengenin Ballkanik”.
Ndërkohë ditën e sotme kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga drejtuesi qëndror i operacionit të emergjencës, Bledi Çuçi së bashku me Vuçiç, Zaev dhe Djukanovic kanë vizituar nga afër zonat e prekura nga tërmeti në Durrës.
Mbrëmjen e djeshme, takimi i tyre është shoqëruar me protesta, ku qindra qytetarë dhe anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë protestuar me pankarta në dorë kundër pranisë së Vuçiç në Tiranë.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/786407475209006/