Gjermania do të dhurojë 4 milionë euro si grant për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori gjerman Peter Zingraf i cili u shpreh se Gjermania do ta ndihmojë Shqipërinë të rimëkëmbët pas kësaj katastrofe dhe të bëjë të mundur rikthimin e jetës së qytetarëve në normalitet.
Zingraf gjithashtu u shpreh se ky grant është një ndër elementët e mbështetjes së qeverisë federale për Shqipërinë.