Të shtëna me armë zjarri janë rregjistruar pasditen e sotme në Tiranë, ndërsa i plagosur ka mbetur një person.
Mësohet se i plagosur ka mbetur 38-vjeçari Santi Xhaferri, i cili është gjetur shumë pranë spitalit të Sanatoriumit nga kalimtarët.
38 vjeçari u ka kërkuar kalimtarëve ta dërgojnë në spital, ku u konstatua se i plagosuri kishte marrë plagë nga të shtënat me armë zjarri në këmbë.
38-vjeçari ka marrë mjekimin dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai pritet të dëshmojë për ngjarjen para uniformave blu.