Paketa anti-shpifje/ Enkel Demi: Dje, gazetarët kanë marrë kërcënime – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paketa anti-shpifje/ Enkel Demi: Dje, gazetarët kanë marrë kërcënime

11:45 | 19/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Gazetari Enkel Demi në emisionin e tij “Abc-ja e mëngjesit” u shpreh se dje gazetarët kanë marrë kërcënime të ndryshme pas protestës së organizuar para Paralmentit kundër paketës anti-shpifje, që u votua në Kuvend.

Në një bashkëbisedim në studio me Elsa Ballauri, drejtore e Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut, Demi tha se ai vetë zgjodhi të publikonte në rrjetet sociale kërcënimin më të butë, ku shkruan: … dhe nga galeria e tipave të sotëm që më kanë “përshëndetur” nxehtësisht si i ka mësuar Sulltoni po përzgjedh këtë tipin, se më duket Rilindas i kultivuar e i bërë presh që fluturon lart falë Paketës Antishpifje.

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Ndërkohë Demi shprehet se ai nuk është i vetmi gazetar që është kërcënuar, pasi kjo ka ndodhur dhe me të tjerë kolegë të tij.

Ndërsa Ballauri teksoi se ndonëse media ka problemet e veta, përballë kësaj situate gazetarët duhet të jenë bashkë.

Pjesë nga biseda:

Elsa Ballauri: Qeveritë tona kanë pasur një tendencë të diktojnë dhe jo të rregullojnë. Edhe media është e ashpër dhe ka problemet e veta. Por media nuk është njëlloj si qytetari, apo si biznesmen. Një nga shtyllat kryesore që ka pasur diktatura është zhdukja e fjalës së lirë. Kur themi për vetërregullimin, nuk ëhstë një fjalë e thjeshtë dhe as gazetarët nuk e kanë marrë seriozisht këtë gjë.

Enkel Demi: Ne kemi punuar prej dy vitesh për përshtatjen e Kodit të Etikës me realitetin e medias.

Dje Rama ka përdorur një lajm që është botuar për vajzën e tij dhe drejtoi me gisht Zhejin, por nuk është vetëm ai por disa portale. Për mua është një lajm i neveritshëm.

Të gjithë gazetarët që kanë protestuar dje kanë marrë kërcënime për dhunë fizike, nga njerëz që i kanë nxjerrë në rrejtet sociale dhe nga profile false.

Dje unë kam botuar gjënë më të butë që më ka ardhur. Ky po ndjek metodologji që po i vendos gazetarët përballë turmave. Ne jemi të keqinj kemi vrarë një njeri. Kam ditë që kërkoj kush është portali që e ka publikuar lajmin që po shembet spitali i Durrësit dhe ai nuk e thotë.

Është më keq kjo situatë, dje në momentin e fundit Balla ka propozuar një amendament dhe thotë shtohet edhe fjala për shërbimet audio dhe audiovizive. Ishte vetëm për online dhe ka futur edhe radiot dhe mediat. Këtu jemi në një situatë më të rëndëuar. Nëse rri tërhiqesh dhe bëhesh frikacak ajo është një formulë që dihet. Ne jemi trima intelektualisht këtë ai nuk arrin ta kuptojë.

Unë di gjëra, por kjo mua nuk më intereson. Nuk kam publikuar asnjëherë video fotografi, sepse kjo është jeta e tij private. Mua më intereson se si është qeverisur jeta e tij. Ai përmend gjithnjë nënën e tij që e do shumë dhe shumë mirë bën. Unë nuk e përmend nënën time se edhe unë jam çuni i dikujt.

Ai më ka hyrë mua aty ku nuk pritet dhe unë prap nuk ia kam përmendur. Unë nuk preferoj gazetarët që merren me jetën e tij intime. Nëse kjo quhet gazetari e mirë, kjo që bëj unë.

Elsa Bollauri: Absolutisht që është shembulli më i mirë. Problemi është se si të mblidhen gazetërt dhe ta japin këtë gjë.

Enkel Demi: E jep Fevziu përditë, Shkullaku. Mero Baze e jep, pavarësishët se mua më duket i shpifur, por e jep.

Elsa Ballauri: Prandaj them të gjithë bashkë. S’ka komunitet gazetarësh në atë formë që do duheshin. Ne motivohemi nga momenti nga inati. Ai momenti janë momente dhe bien pastaj. Eshtë si puna e kësaj, një paketë anti-shpifje që nuk besoj se i bëri të gjithë bashkë.

Enkel Demi: Po bashkë ishim, se ishte edhe Mira Kazhani, Alban Dudushi, Anila Basha, Enkel Demi, ishte dhe Artur Zheji.

Etiketa: "Paketa Antishpifje"ABC –ja  e mëngjesit të Enkel DemitElsa BallauriEnkel Demigazetari

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
Harlem Desir i OSBE-së është dënuar në Francë, prandaj i bindet Ramës (film)

Harlem Desir i OSBE-së është dënuar në Francë, prandaj i bindet Ramës (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com