Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, nuk i përfill shifrat e INSTAT për papunësinë. Sipas Klosit, metodologjia e INSTAT nuk është më ë sakta për të matur papunësisë. Në një intervistë në Ora News, Klosi tha se të dhënat e këtij institucioni nuk paraqesin drejtpërdrejt papunësinë e vërtetë.
“Unë asnjëherë nuk e kam bërë këtë debat, por po e bëj këtu. Mënyra si e llogarit INSTAT papunësinë është një mënyrë që nuk ka të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejtë me papunësinë e vërtetë. Edhe unë që jam ministër nese doja të bëja një punë më të mirë dhe shkoj te zyra e punës dhe them jam ministër, por doja të gjeja edhe një punë si pedagog i jashtëm në fakultet për sytë e INSTAT llogaritem i si papunë”, tha Klosi.