Tre shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Selanik pasi dyshohen si pjesë e një bande që trafikonte drogë nga Shqipëria në shtetin grek.
Sipas mediave në shtetin fqinj, grupi udhëhiqej nga një 38-vjeçar shqiptar, i konsideruar si “kapobanda”.
Ndaj tij, policia greke kishte lëshuar dy urdhër-arreste nën akuzën e trafikut të drogës.
Të arrestuar kanë përfunduar edhe një shtetas tjetër shqiptar, si dhe një grua identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije.