Një shtetase 51 vjeçare është arrestuar në flagrancë nga policia në Elbasan, pasi akuzohet si shkaktare e aksidentit fatal ku humbi jetën një 5 vjeçar, banues në Peqin.
51 vjeçarja dyshohet se me mjetin e saj tip “Fiat” është përplasur në aksin rrugor Elbasan-Peqin me mjetin tip “Volkswagen” në ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ndërkohë raportohet se e plagosur ka mbetur edhe vetë drejtuesja e cila është jashtë rezikut për jetën.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.’