Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur sot disa ndryshime në polici. Ndryshimet prekin disa shefa komisariatesh, që nga Tirana, Vora e Kavaja.
Mësohet se shef i komisariatit në Vorë është emëruar Aliosha Broka, i cili më parë ka drejtuar komisariatin në Kavajë.
Ndërsa në Kavajë është emëruar Sali Skura, që ishte shef i komisariatit nr. 5 në Tiranë.
Në vend të tij është emëruar Altin Lila.
Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe shefat e krimeve në disa komisariate.