Zëvendës kryetari i LSI-së, Petrit Vasili akuzon qeverinë dhe kryeministrin Rama për pasojat fatale të tërmetit të 26 nëntorit.
Sipas Vasilit, ky tërmet rezultoi tragjik nga papërgjegjshmëria e qeverisë për të marrë masa pas atij që goditi Shqipërinë në 21 shtator.
“Shqetësimet dhe akuzat e popullit shqiptar, duhet të jenë edhe akuzat e prokurorisë. Shqiptarët kuptuan që nuk kishin në anën e tyre një kryeministër që i mbron por shet minutat televizive me propagandën dhe arrogancën e tij, që s’ka fund.
Pse Edi Rama nuk shpalli Gjendjen e Jashtëzakonshme pas tërmetit të 21 shatorit?
Pse nuk izoloi ndërtesat e dëmtuara rëndë, megjithëse ministrja e Mbrojtjes së kësaj qeverie deklaroi se tërmeti kishte lënë pas banesa të dëmtuara, edhe pse shifra ishte fiktive?
Pse nuk evakuoi banorët që pas asaj situate por i la në ndërtesat që I shembi tërmeti I 26 nëntorit?
Pse nuk inspektoi banesat me ekspertë dhe vlerësues të huaj, për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen?
Pse nuk morri asnjë masë për plotësimin e rezervave të shtetit, pas 21 shtatorit?
Pse nuk kërkoi asnjë fond nga ndërkombëtarët?
Pse nuk u miratua para 21 shtatorit Agjensia e Emergjerncave Civile?
Pse nuk u morrën në konsideratë kërkesat e presidentit që banesat të inspektoheshin dhe të merreshin masa?
Pse u deklaruan të sigurta të gjitha shkollat, pas asnjë vlerësim profesionist pas tërmetit të 26 nëntorit?
Pse po i shemb pa hetim banesat dhe po fsheh provat për të gjetur përgjegjësit dhe vendosjen e tyre para drejtësisë?
Shpirtrat e atyre 51 shqiptarëve nuk po gjejnë paqe me këtë kryeministër”,tha Vasili.