Shkatërrimi që erdhi natën, një javë pas tërmetit që “gjunjëzoj” Shqipërinë… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkatërrimi që erdhi natën, një javë pas tërmetit që “gjunjëzoj” Shqipërinë…

12:10 | 06/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Kujtim Xhaja

Sot do të shkruaj për një datë, e cila do të mbetet e pa harruar për jetësisht në memorien time dhe jo vetem timen besoj, por në kujtesën e gjithë shqiptarëve, të cilët prej më shume se 4 dekadash nuk e kishin ndjerë atë tronditje që iu erdhi me pabesi natën…

26 Nëntor, e martë, ora 03:54…disa lëkundje të forta, të cilat duken sikur vijnë thellë me furi nga nëntoka më cojnë direkt nga krevati në gjendje alarmi. Lëkundjet sa vijnë e bëhen më intensive, duken sikur s’kanë të sosur. Disa ulërima, dëgjohen në pallat, një zhurmë konfuze krijohet dhe pas pak sekondash dritat elektrike shuhen e në mestë atij paniku nuk shquhet më asgjë.

Read more

Tentoi të grabiste postën, kapet i fshehur në tavanin e shtëpisë 24-vjeçari në Shkodër –

Drejtësia foli, tani nuk ka asnjë justifikim për të mos i hequr mandatin! –

Rama nuk ka më ku të fshihet, Kuvendi duhet t’i hapë rrugën arrestimi të saj –

Rama nuk ka më ku të fshihet, Kuvendi duhet të miratojë arrestimin e saj –

Duket sikur lëkundjet ishin shuar tashmë dhe ashtu në gjendje paniku dhe i c’orjentuar bëj të zbres shpejt poshtë pallatit 6 katësh në një periferi të Tiranës. Duket se nuk isha i vetmi në gjithë atë zallamahi të krijuar, e gjithë shkalla ishte mbushur plot me familjarë të cilët shtrëngonin fortë fëmijët gjysmë veshur, gjysmë zhveshur, këmbë zbathur tek endnin drejt daljes…

Dalin të gjithë në terren të hapur, kush mer rmakinën për tu larguar diku më tej, të tjerë kërkojnë një ambjent të ngrohtë në atë mëngjes të ftohtë Nëntori dhe i vetmi ngushëllim mbetet bar-i i lagjes, i cili si asnjë herë më parë nuk e kisha parë aq të mbi populluar. Si çdo gjë, e cila vjen ashtu papritur e të gjen krejt papërgatitur, ashtu na kish gjetur edhe ne ky tërmet.  Mbaj mend që kisha veshur një palë pantallona të shkurtëra dhe një bluzë të hollë, zbathur, po më cimbosnin dhëmbët nga të ftohtët dhe nga frika e madhe…Ndonjëherë më dukej si një ëndërr, një makth i keq, nuk më besohej se kish ndodhur, por kur shihja gjithë ato lëvizje, njerëz, fytyra të ngrysura e të pikëlluara vija sërish në vehte…

Media e kish shfaqur tashmë me shkronja të mëdhaja: Ishte një tërmet me magnitudë 6.4 Rihter, me epiqendër në detin Adriatik, rreth 30 kilometra në veri perëndim të Tiranës. Frika, paniku na mbante të gjithëve pezull. Prisnim një lëkundje të dytë…posikur të ishte më e madhe? Po kur mund të binte?

Dilemat silleshin e vërtiteshin në kokat tona. Shtëpitë kishin mbetur me dyer hapur, asnjëri nuk kish guxim të rikthehej e të shihte se ç’kish ndodhur me to, për të parë nëse kishin pësuar ndonjë dëm. Askush nuk do t’ia dinte për to! E ç’janë fund të fundit shtëpitë pa jetë brenda? Asgjë… janë thjesht ca gërmadha boshe…

Pikëllimi ish i madh..shqetësimi se si ishin njerëzit tanë në ato caste prevalonte mbi të gjitha… një telefonatë, një “alo”, “si je?” sikur na i ngrohte zemrën në atë natë të ftohtë. Ashtu, u mblodhëm të gjithë tokë tek kafja e lagjes, nëna gjeti djalin, motra-vëllanë, burri-gruan e të gjithëve kjo ngjarje e rëndë na kish solidarizuar me njëri-tjetrin. Të tërë sytë ishin drejtuar nga monitori i hollë e i sheshtë i televizorit, vendosur në një cep muri të lartë. Minutat kalonin dhe ne informoheshim për viktima, të cilat sa vinin e shtoheshin, për godina dhe pallate të shkatërruara. Dy zonat më të prekura, Durrësi dhe Thumana ishin kryefjala e lajmeve, kronikave, lidhjeve të drejt për drejta. Pikëllimi ish i pa përshkrueshëm. Guximi për të rifilluar sërish rutinën dhe përditshmërinë ish zbehur, ishte vakur…

Kujtoj që atë ditë më duhej të shkoja në punë herët dhe ashtu siç isha me zemër të thyer dhe me kokën dhe mëndjen mbrapa nga të shtrenjtët e mi, u nisa…edhe pse çdo gjë në ato caste më dukej e kotë e pakuptimtë.. duhet të shkoja sërish, ta bëja, sepse po mos ta bëja unë, kush tjetër do ta bënte?

Pas goditjet e tjera të tërmetit vijonin të binin çdo orë, si për të rikujtuar sërish ato caste makthi. Goditja tjetër, e mëngjesit më zuri në punë, ashtu, sa kisha futur këmbët tek pragu i derës.

Të punosh në telekomunikacion, e kupton më shumë se kush do tjetër se ai është një nga shërbimet që të duhet më së tepërmi në ato ditë të tilla, njerëz që kanë nevojë të lidhen, të dinë, të flasin, të dëgjojnë se si i kanë me shëndet njerëzit e tyre të zemrës. Ata kishin nevojë edhe për një zë të ngrohtë, ata kishin nevojë tëd inin se dikush do të qendronte nga ana tjetër e linjës dhe do ti ndihmonte për gjërat që nuk po funksiononin.

Në atë ditë ndava me kolegët e punës shqetësimin, merakun, dhimbjen, përqafimin, lotët. Pashë në sytë e tyre trishtimin. Nëna, të cilat lanë fëmijët e vegjël në shtëpi me gjyshet, të tjeraqë kaluan gjithë natën pa gjumë, se kishin të vegjëlit me temperaturë, motra që lanë vëllanë e vogël, nënën vetëm, babanë, gjyshin e pamundur me nevoja specifike dhe gjetën kurajo të shkonin sërish në punë.

Darka vinte shpejt, bulevardet, sheshet, parqet, rrugicat e Tiranës u kthyen në vend parkimi për automjetet, të cilat shërbenin si një strehë për të kaluar natën. Të shumtë ishin ata që kishin frikë të ktheheshin në banesë, të tjerë nuk e dinin nëse shtëpinë e kishin të banueshme apo jo, ca syresh nuk u lejohej të ktheheshin sepse shtëpive i’u ish vënë “shiriti”.

Unë mbaj mend që dy netë të tëra i kam gdhirë në lokalin e lagjes, i cili punonte non stop, 24 orë, vetëm nga frika, e cila nuk më lejonte të kthehesha në shtëpi. Orë pas ore aplikacioni, i cili u kthye në “orakullin” e gjithë shqiptarëve, më lajmëronte mbi lëkundjet e fundit që kishin ndodhur. Një ndjenjë e brendshme më pengonte dhe sa bëja të shkoja drejt banesës, më vini nndër mend ato çaste tmerri. Paniku dhe frika ishte më e madhe se ne. Ishim dorëzuar të gjithë parpara saj. Urgjenca kombëtare mësohet të ketë marrë 4411 thirrje për ndihmë transmeton Radio Evropa e Lirë. Ankthi dhe pasiguria na shoqëronte në çdo hap.

Sot, po bëhet më shumë se një javë nga tërmeti shkatërrimtar, i cilis hënoi 51 viktima dhe mijëra të tjerë të plagosur. Pas goditjet vazhdojnë ende, por jo në të njejtin intensitet. Portali gjerman i specializuar për informacionet që kanë të bëjnë me lëkundjet e tokës “Erdbeben news” e renditi këtë tërmet me mangitudë 6.4 Rihter, të katërtin në shkallë globale, për nga numri i personave të cilëve u ka shkaktuar dëme.

Unë dëshiroj ta mbyll këtë përshkrim, përjetim, realitet me një shprehje të madhit Fernando Pessoa: “Njerëz, prisni më të mirën dhe përgatituni për më të keqen: ky është rregulli!”…

Etiketa: 51 viktimatFernando Pessoakujtim xhajapaslekundjettërmeti

Të Lidhura

Tentoi të grabiste postën, kapet i fshehur në tavanin e shtëpisë 24-vjeçari në Shkodër –

Tentoi të grabiste postën, kapet i fshehur në tavanin e shtëpisë 24-vjeçari në Shkodër –

nga 27
09:39 | 07/02/2026
0

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 24-vjeçarin Mikel Mhilli, i dyshuar për dy tentativa grabitje në qytet, nën kërcënimin...

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për numrin 2 të qeverisë –

Drejtësia foli, tani nuk ka asnjë justifikim për të mos i hequr mandatin! –

nga 27
09:31 | 07/02/2026
0

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila për shkak të mungesës së kuorumit la...

Rama nuk ka më ku të fshihet, Kuvendi duhet të miratojë arrestimin e saj –

Rama nuk ka më ku të fshihet, Kuvendi duhet t’i hapë rrugën arrestimi të saj –

nga 27
09:15 | 07/02/2026
0

Pas vendimit të Gjykata Kushtetuese, e cila la në fuqi masën e pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke...

Rama nuk ka më ku të fshihet, Kuvendi duhet të miratojë arrestimin e saj –

Rama nuk ka më ku të fshihet, Kuvendi duhet të miratojë arrestimin e saj –

nga 27
09:11 | 07/02/2026
0

Pas vendimit të Gjykata Kushtetuese, e cila la në fuqi masën e pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke...

Para
Pse nuk anulohet kontrata problematike koncesionare Milot-Balldren, do të kurseheshin 300 mln euro për 13 vjet!

Pse nuk anulohet kontrata problematike koncesionare Milot-Balldren, do të kurseheshin 300 mln euro për 13 vjet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tentoi të grabiste postën, kapet i fshehur në tavanin e shtëpisë 24-vjeçari në Shkodër –

Tentoi të grabiste postën, kapet i fshehur në tavanin e shtëpisë 24-vjeçari në Shkodër –

09:39 | 07/02/2026
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për numrin 2 të qeverisë –

Drejtësia foli, tani nuk ka asnjë justifikim për të mos i hequr mandatin! –

09:31 | 07/02/2026
Rama nuk ka më ku të fshihet, Kuvendi duhet të miratojë arrestimin e saj –

Rama nuk ka më ku të fshihet, Kuvendi duhet t’i hapë rrugën arrestimi të saj –

09:15 | 07/02/2026
Rama nuk ka më ku të fshihet, Kuvendi duhet të miratojë arrestimin e saj –

Rama nuk ka më ku të fshihet, Kuvendi duhet të miratojë arrestimin e saj –

09:11 | 07/02/2026
Mburret se jemi të parët/ Produktet shqiptare jokonkurruese, si po i humbet Shqipëria tregjet e rajonit –

Mburret se jemi të parët/ Produktet shqiptare jokonkurruese, si po i humbet Shqipëria tregjet e rajonit –

08:35 | 07/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Tentoi të grabiste postën, kapet i fshehur në tavanin e shtëpisë 24-vjeçari në Shkodër –
  • Drejtësia foli, tani nuk ka asnjë justifikim për të mos i hequr mandatin! –
  • Rama nuk ka më ku të fshihet, Kuvendi duhet t’i hapë rrugën arrestimi të saj –
  • Rama nuk ka më ku të fshihet, Kuvendi duhet të miratojë arrestimin e saj –
  • Mburret se jemi të parët/ Produktet shqiptare jokonkurruese, si po i humbet Shqipëria tregjet e rajonit –
  • Këmbimi valutor 7 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tentoi të grabiste postën, kapet i fshehur në tavanin e shtëpisë 24-vjeçari në Shkodër –
  • Drejtësia foli, tani nuk ka asnjë justifikim për të mos i hequr mandatin! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com