Debati në Rai Uno/ Rama përplaset me Vitorio Sgarbin për arkitektin italian të stadiumit (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debati në Rai Uno/ Rama përplaset me Vitorio Sgarbin për arkitektin italian të stadiumit (film)

15:10 | 05/12/2019
në Kryesore
0

Edi Rama e ka mësuar rrugën se si të shfaqet në emisionin Porta Porta të Bruno Vespës atëherë kur i duhet. Ai e ka bërë këtë edhe të mërkurën në darkë, në një program për ta ndihmuar që të ngrejë fonde për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.

E ndërsa po fliste për këtë temë, kryeministri me megalomaninë e një diktatori që nuk konsultohet me askënd, ka shpallur disa objektiva. Se ai do të ndërtojë disa lagje të reja në Durrës dhe në Tiranë për të strehuar ata që kanë humbur shtëpitë, se ato do të jenë lagje të banuara në mënyrë mikse (a do të thotë kjo që do të ketë edhe apartamente për shitje?) dhe se ato do të projektohen nga arkitektë të paracaktuar nga ai, si tashmë të njohurit, Marco Casamonti apo Stefano Boeri.

Por me të dëgjuar emrin e Casamontit, kritiku i njohur i artit, Vitorio Sgarbi, që kishte shkuar në emision i shoqëruar nga e bija e tij me nënë shqiptare, Alba (poshtë), është hedhur përpjetë.

Read more

Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin mund të shkojë në SPAK –

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit tek pronari i hotelit “Oaz”, Prokuroria lëshon 12 masa arresti –

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve” –

Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë –

“Casamonnti ka bërë Figline-n”, ka thënë ai duke iu referuar një debati të para dhjetë viteve me arkitektin që më parë ka pasur edhe probleme me drejtësinë italiane. Lapsi.al ka shfletuar për të kuptuar se çfarë gjëje i referohej konkretisht kritiku italian i artit.

Në atë kohë, Vitorio Sgarbi u vu me mish e me shpirt për të mbrojtur një ndërtesë të fillim viteve 1900, në qytetin e Figline, të cilën Casamonti me studion e tij Archea, donte ta “modernizonte” për ta shndërruar në qendër bashkie. Në ndërhyrjen e tij plot nerv, dukej pathosi i atij që do të mbrojë traditën kundër sharlatanëve që mendojnë vetëm në emër të parasë.

Por Rama, i ndërgjegjshëm se ky debat i sponsorizuar për të eksportuar në Shqipëri lavdinë e tij, mund të njolloste figurën e mikut arkitekt të stadiumit “Arena Kombëtare”, ia ndërpreu brutalisht fjalën kritikut fanatik në mbrojtje të trashëgimisë (shiko videon poshte dy minutat e fundit).

“Po ama Casamonti ka bërë edhe stadiumin ku ka harmonizuar më së miri vlerat e së shkuarës”, gënjeu paturpësisht kryeministri, për një gjë që tashmë e kanë pranuar të gjithë: “shkatërrimin e ansamblit italian të sheshit Nënë Tereza”.

Dhe në stilin e tij, gjysëm cinik dhe gjysëm hokatar, ai i tha Sgarbit: “do të thërrasim ty të bësh punën e supervizorit”, të lagjeve të reja të për të cilat paska përcaktuar se edhe si do të jenë edhe ku do të jenë edhe si do të tenderohen, madje edhe se kush do t’i projektojë.

/lapsi.al/

Etiketa: arkitekti italian i stadiumitBruno VespësDebati në Rai Unoedi ramaemisioni Porta PortaVitorio Sgarbi

Të Lidhura

Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin mund të shkojë në SPAK –

Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin mund të shkojë në SPAK –

nga 27
23:14 | 25/05/2026
0

Ish-zv/komandanti i Forcave Detare Artur Meçollari, deklaroi se procesi për dërgimin në Gjykatën Ndërkombëtare e Drejtësisë të çështjes së detit...

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit tek pronari i hotelit “Oaz”, Prokuroria lëshon 12 masa arresti –

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit tek pronari i hotelit “Oaz”, Prokuroria lëshon 12 masa arresti –

nga 27
22:24 | 25/05/2026
0

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurie ndaj disa personave, mes tyre punonjës policie, oficerë, inspektorë dhe biznesmenë, në...

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve” –

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve” –

nga 27
21:30 | 25/05/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=PXJUQ18e35o Kokoneshët dhe Gorreat janë dy familjet që ia kanë marrë frymën Divjakës. Ata përfaqësojnë modelin ekonomiko politik të “Rilindjes”...

Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë –

Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë –

nga 27
20:46 | 25/05/2026
0

Jep dorëheqjen drejtori i AMP për Tiranën, Franci Ndoja, emërohet këshilltar i kreut të institucionit Franci Ndoja ka dhënë dorëheqjen...

Para
Manjani: Meta duhet t’i kishte thirrur në zyrë palët, çuditem që e humbi (film)

Manjani: Meta duhet t’i kishte thirrur në zyrë palët, çuditem që e humbi (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin mund të shkojë në SPAK –

Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin mund të shkojë në SPAK –

23:14 | 25/05/2026
Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit tek pronari i hotelit “Oaz”, Prokuroria lëshon 12 masa arresti –

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit tek pronari i hotelit “Oaz”, Prokuroria lëshon 12 masa arresti –

22:24 | 25/05/2026
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve” –

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve” –

21:30 | 25/05/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë –

Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë –

20:46 | 25/05/2026
Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Shoqata e Transportit: Po na e kërkojnë Tatimet

Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Shoqata e Transportit: Po na e kërkojnë Tatimet

20:18 | 25/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin mund të shkojë në SPAK –
  • Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit tek pronari i hotelit “Oaz”, Prokuroria lëshon 12 masa arresti –
  • Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve” –
  • Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë –
  • Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Shoqata e Transportit: Po na e kërkojnë Tatimet
  • Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja ai kalon topin Gjykatës së Lartë për rishqyrtimin e arrestit me burg –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin mund të shkojë në SPAK –
  • Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit tek pronari i hotelit “Oaz”, Prokuroria lëshon 12 masa arresti –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com