Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka dalë jashtë funksionit për shkak të tërmetit të datës 26 nëntor.
Siç edhe duket në shkresën e siguruar nga SYRI.net, grupi i verifikimit të dëmeve ka konstatuar se kjo ndërtesë ka dëme në strukturë.
“Godina qendrore ka pësuar dëme në strukturë, duke bërë të nevojshme evakuimin e personelit”, shkruhet në dokumentin e vlerësimit të dëmeve.
Që prej datës 27 nëntor, drejtoria e përgjithshme e doganave qëndron e mbyllur sepse nuk është e sigurtë.