Vasili: 6 pyetje që Rama duhet tu përgjigjet para shqiptarëve dhe para prokurorisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vasili: 6 pyetje që Rama duhet tu përgjigjet para shqiptarëve dhe para prokurorisë

18:47 | 30/11/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i është drejtuar me një thirrje Kryeministrit Rama, ku i kërkon të lë mënjanë vetëlavdërimet e përlotjet mediatike dhe të përgjigjet urgjentisht para ligjit.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se Rama duhet të përgjigjet përpara drejtësisë sepse 51 humbje jetësh është një tragjedi, që ka shenjuar jetën e të gjithë shqiptarëve.

Postimi i plotë

Kryeministri të lërë vetëlavdërimet e përlotjet mediatike dhe të përgjigjet para ligjit!!

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Në 3 tetor 2019 tamam 2 javë pas tërmetit shumë të rëndë prej 5.8 ballë të 21 shtatorit Edi Rama në Real Story me gojën plot thoshte:

“Jemi një shtëpi e vogël dhe fatmirësisht jam i gjatë dhe i fortë. Këtu më të mirë se unë nuk ka dhe do punoj çdo ditë do të bëhem edhe më i mirë”,

Në 27 nëntor kur nuk i mbushur as 48 ore pas tërmetit të tmerrshëm prej 6.4 ballë të 26 nëntorit Edi Rama thotë prap se është më i miri. Ja çfarë thoshte:

“Jam një shqiptar kokëfortë, që i shërbej me zemër vendit tim, që e mbroj të vërtetën time me gjithë zemër dhe që di ta bëj këtë detyrë më mirë se të tjerët, deri kur të dalë natyrisht ndonjë tjetër, që s’e njohim akoma”.

Kemi parë edhe plot përlotje e ngashërime mediatike të kryeministrit njëra me e shpifur se tjetra nga ato që e fyejnë rëndë dhimbjen e çdo shqiptari por vecanërisht të atyre që kanë humbur njerëzit e dashur të tyre.

Të jesh kryeministër do të thotë tu dalësh për zot punës dhe jo të përbuzësh qytetarët.

Ka disa pyetje që kryeministri duhet tu japë përgjigje para shqiptarëve si dhe përpara prokurorisë:

1.Përse nuk bëri asgjë por përkundrazi u tall kur në 29 korrik Presidenti tërhiqte vemendjen për rrezikun e tërmeteve dhe shkallën e përgatitjes së shtetit lidhur me to??

2.Përse pas tërmetit të tmerrshëm të 21 shtatorit refuzoi të shpallë Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore dhe të marjen e masave emergjente.

3.Përse u ngrit Agjensia Kombëtare e Emergjencave Civile vetëm në 27 nëntor pas dy tërmeteve shkatërrimtare.

4.Përse ndërtesat e dëmtuara rëndë nga tërmeti i 21 shtatori nuk u bllokuan dhe evakuuan qytetarët që do të evitonte humbjen e jetëve në tërmetin e 26 nëntorit.

5.Përse Rezervat e shtetit nuk morën masa të jashtëzakonshme pas tërmetit të 21 shtatorit.

6.Përse nuk u mobilizuan specialistët vendas dhe të huaj pas 21 shtatorit për vlerësimin e gjendjes së ndërtesave.

Ndaj kryeministri i vetquajtur “më i miri” duhet të përgjigjet përpara drejtësisë sepse 51 humbje jetësh është një tragjedi, që ka shënjuar jetën e të gjithë shqiptarëve.

Përlotjet mediatike dhe ec e jaket për show të këtij individi kryeministër janë një fyerje violente e rëndë sa vete tërmeti.

Çdo vonesë e drejtësisë është bashkëfajësi shumë e rëndë!!

Etiketa: 51 humbje jetëshedi ramanenkryetari i lsiPetrit Vasilitërmeti

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
Rama ftesë të dytë opozitës: Koha të përballemi me sfidën

Rama ftesë të dytë opozitës: Koha të përballemi me sfidën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com