Një person është qëlluar me armë zjarri në qytetin e Rubikut në Mirditë ndërsa sipas burimeve mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Burime bëjnë me dije se ai është Alfred Leka 25-vjeç.
Pas dhënies së ndihmës së parë në Spitalin e Rrëshenit, është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë pasi gjendja e tij është e rëndë.
Ende nuk është bërë e ditur për rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk konfirmohet nëse kemi të bëjmë me një tentativë për vrasje.
Grupi hetimor po heton për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.