Kallëzimi penal i Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta për Kryetarin e KED, Ardian Dvorani do depozitohet sot në: Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Presidenti Meta e akuzon Dvoranin për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve shtetërore.
Konflikti mes tyre lindi për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.